Sport

Vetëm pak minuta nga ndeshja Borussia Dortmund-Lazio, gjermanët marrin lajmin më të keq për Haaland

Erling Braut Haaland mund të mos jetë në gjendje të luajë në ndeshjen ndaj Lazios
Featured image of article: Vetëm pak minuta nga ndeshja Borussia Dortmund-Lazio, gjermanët marrin lajmin më të keq për Haaland Erling Haaland

GJERMANI-Erling Braut Haaland nuk do të jetë në formacion në ndeshjen ndaj Lazios. Futbollisti norvegjez ka ndjerë shqetësim në kofshën e tij të djathtë. Kjo është ajo që raporton “Sky Sport Italia”, në përballjen e Champions League që do të luhet në orën 21:00.

Një lajm i tillë do të ishte një humbje e madhe për Dortmundin dhe një nxitje e madhe për Lazion, të cilët do të luftojnë për vendin e parë për Grupin F.Opsionet janë relativisht të kufizuara për Dortmundin, i cili mund të përdorë Marco Reus si një “9 fals” ose t’i jape një fanellë titullari 16-vjeçarit Youssoufa Moukoko.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment