
GJERMANI-Klaus Gjasula nuk ka vonuar shumë të gjejë skuadrën e re, pasi deklaroi largimin nga Paderborni ditën e djeshme. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, mesfushori i Kombëtares është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës së Hamburgut.
Një klub me histori në Gjermani i cili në vitet e fundit ka pasur disa probleme dhe tani militon në Bundesliga 2, me objektivin që është i qartë për vitin e ardhshëm, ngjitja në elitën e futbollit gjerman.
Gjasula shihet si një përforcim i rëndësishëm për Hamburgun, ku shpresojnë se më ndihmën e mesfushorit do ia dalin të ngjiten në Bundesligë sezonin tjetër. Kujtojmë se në të kaluarën për Hamburguan ka luajtur edhe një lojtar tjetër siç është Mërgim Mavraj.
E.Ç (Dosja.al)