Showbiz

“Vetëm mos ardhsha në shtëpi” Vajza e Albina Dedës tregon si u tmerrua ish deputetja nga lajmet për ‘zhdukjen’ e Adës

VIDEO
Modelja tregon se si disa lajme në portale për ‘zhdukjen’ e saj kanë tmerruar ish deputeten, e cila nuk ndodhej në familje.
Featured image of article: “Vetëm mos ardhsha në shtëpi” Vajza e Albina Dedës tregon si u tmerrua ish deputetja nga lajmet për ‘zhdukjen’ e Adës Albina dhe Ada Deda

TIRANË -Vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda, Ada është një modele që jo pak here i ka vënë ‘flakën’ rrjeteve sociale duke postuar foto sensuale. Ada ka qenë shumë here kryefjala e portaleve për jetën e saj. Por të jesh pjesë e familjes së një politikanëje duket se nuk është e lehtë dhe këtë Ada e ka rrëfyer në një intervistë në Glamour Zone në Rtv Ora.

Modelja tregon se si disa lajme në portale për ‘zhdukjen’ e saj kanë tmerruar ish deputeten, e cila nuk ndodhej në familje.


Ester Bylyku: Cili ka qenë një moment i sikletshëm për ty me nënën tënde?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ada Deda: Mbaj mend një episod kur mami ishte akoma deputete dhe kishte shkuar në Bajram Curr. Atë ditë unë kisha çaktivizuar Instagramin, dhe portalet kishin shkruar ‘Zhduket vajza e deputetes’. Dikush e merr mamin në telefon dhe i thotë se i vinte keq që isha zhdukur, ndërkohë që mami tmerrohet, se s’po kuptonte ç’kishte ndodhur. Më merr në telefon, por s’ja hapa se nuk e dëgjova. Merr motrën, as ajo. Merr vëllain dhe i thotë që jam shumë mirë në shtëpi. Mami ishte tmerruar totalisht dhe i thotë vëllait: ‘I thuaj asaj Adës, veç mos ardhsha në shtëpi’. (qesh)

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment