Showbiz

Vetëm llixhat i japin zgjidhje! Dojna Mema tregon sëmundjen nga e cila vuan prej vitesh, moderatorja: Kam që 15 vjeç me këtë histori

VIDEO
Dojna zbulon se vuan nga reumatizma që 15 vjeçe dhe pikërisht kjo e ka shtyrë të vizitojë Bënjën e Përmetit, ku ndodhen katër burime termale, mes tyre njëri që trajton problemet e reumatizmës.
Featured image of article: Vetëm llixhat i japin zgjidhje! Dojna Mema tregon sëmundjen nga e cila vuan prej vitesh, moderatorja: Kam që 15 vjeç me këtë histori Dojna Mema

PERMET– Moderatorja Dojna Mema ka zgjedhur ta kalojë fundjavën në vendlindjen e gjyshes së saj, në Përmet. Përveç se ka vizituar shtëpinë e motrës së gjyshes, Dojna ka ndaluar dhe në një destinacion të veçantë.

Dojna ka treguar se ka vizituar Bënjat e Përmetit, ku ndodhen katër burime termale, mes tyre njëri që trajton problemet e reumatizmës.

Nëpërmjet një videoje të postuar në Instastory, Dojna zbulon se vuan nga reumatizma që 15 vjeçe dhe pikërisht kjo e ka shtyrë të vizitojë Bënjën e Përmetit, ku ndodhen katër burime termale, mes tyre njëri që trajton problemet e reumatizmës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kam që 15 vjeç me këtë historinë e reumatizmës’– tregon moderatorja duke na lënë të kuptojmë se vetëm llixhat i japin zgjidhje sëmundjes së saj.

Sëmundjet reumatizmale janë ndër shqetësimet më të shpeshta të shëndetit edhe në popullatën shqiptare, që prekin kryesisht moshat e rritura, por nuk mungon përhapja e tyre edhe tek më të rinjtë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment