LIVE UPDATES
Editorial

Vetëm kur ndodh zbatica shihet kush ka notuar lakuriq

13 Maj 2020, 20:53 Nga DOSJA
Vetëm kur ndodh zbatica shihet kush ka notuar lakuriq

Pas Covid-19 do të ndodh zbatica, sepse pandemia gjithmonë është çështje kohe. Koncepti ynë për jetën tashmë ka ndryshuar. Por, pas kësaj zbatice kush ka notuar lakuriq?

Unë mendoj se vetë sistemi kapitalist ka notuar lakuriq. Sipas gjykimit tim ky sistem është i specializuar për të gjeneruar pasuri dhe për ta shpërndarë jo në mënyrë të barabartë, ky sistem krijon shumë pabarazi dhe në vendet me korrupsion të lartë si Shqipëria, ky sistem krijon mjerim në shumicën e popullatës. Por kjo epidemi tregoi se në kushte të tilla jemi të gjithë në të njëjtën barkë, kur paraja nuk ka asnjë vlerë.

Bizneset e mëdha kanë notuar lakuriq. Edhe pse gjatë gjithë pandemisë janë përpjekur të tregojnë se janë ato që “përgjigjen për shoqërinë dhe zgjidhin anën sociale”, u pa qartë evazioni fiskal dhe ndikimi i tyre konstant në dobësimin e kontrollit të qeverisë mbi ta duke i ndihmuar të fitojnë para jashtë skemave ligjore.

Qeveria ka notuar lakuriq. Me dobësinë e saj në përgjithësi dhe në veçanti me sistemin shëndetësore i cili nuk harton dot plane emergjente të organizuara mirë ose të ketë rezerva të mjaftueshme për të shmangur vdekjet dhe kaosin ekonomik.

Bizneset e vogla dhe të mesme kanë notuar lakuriq. Pa asnjë rezervë për të përballuar kriza dhe për të dhënë pagat e punonjësve qoftë edhe për një muaj.

Ne të gjithë kemi notuar lakuriq. Ka shumë biznese dhe njerëz që, për shkak të të ardhurave të tyre të ulta, vareshin nga të gjithë ata që kam përshkruar më sipër duke qenë të punësuar tek ta. Por ka edhe nga ata që kanë pasur pak më shumë fat me punën e tyre përpara pandemisë dhe kanë në zotërim një makinë, e kanë fëmijën në shkollë private, kanë në pronësi një shtëpi pa kredi, ose dhe një punë të sigurt. Nëse jemi një nga këta njerëz me fat por nuk kemi një fond rezervë për urgjenca … atëherë edhe ne kemi notuar lakuriq dhe do të ishte mirë që me këtë pak fat që kemi pasur të mund të kishim blerë rroba banje.

Të shkruash dhe të flasësh për financat personale është më e vështirë sesa të jesh një Dëshmitar i Jehovait që troket derë më derë çdo fundjavë. Zakonisht ne si njerëz nuk duam të ndryshojmë përveçse kur na detyrojnë. Dhe vendimi për të ndryshuar modelet e shpenzimeve është shumë e vështirë sepse do të thotë të ndryshojmë mënyrën si e shohim botën. Ata që kanë borxhe dhe jetojnë vetëm për të sotmen e kanë shumë të vështirë të kalojnë pasojat e pandemisë.

Askush nuk e ka idenë se sa herë unë bisedoj me veten për rëndësinë e kursimit, investimit dhe përgatitjes për të ardhmen … por shumë pak kam bërë në lidhje me të. E ardhmja e qetë në kushtet Covid-19 duket shumë larg.

Me të tashmen në kushtet e pandemisë dhe përballë të ardhmes gri që na pret mendoj se nuk duhet të harrojmë ankthin dhe frikën që kaluam. Të mos harrojmë pasigurinë dhe mungesën e guximit. Të mos e harrojmë as dëshpërimin që na rrethoi. Nuk duhet t’i harrojmë se ndoshta fatkeqësia do të na trokas sërish dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë është të ecim gjithmonë të veshur me kostumin tonë të banjos, sado i vjetër të jetë ai, rëndësi ka të mos notojmë lakuriq, pra të përgatitemi. Të përgatitemi emocionalisht, fizikisht dhe financiarisht. Këtë përgatitje e kemi vetë nën kontroll të plotë.

Por siç e kemi vërejtur tashmë, duhet të përgatitemi edhe shoqërisht. Dhe, megjithëse përgatitja sociale nuk varet vetëm nga ne, ne mund të kontribuojmë. Ne jemi e njëjta urë, dhe një urë është aq e fortë sa pjesa e saj më e dobët. Mijëra ton çeliku mund të shemben për shkak të pikës më të dobët.

Nga Meri Lika, Audit Ligjor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial meri lika pandemia e covid 19 meri lika pandemia e covid 19

Sondazh

Poll
Editorial 9 Maj 2020, 10:02

Analiza- Plazhi si detyrim integrimi

1.Të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor ende kanë dallime mes vete – përfshirë edhe konfliktin e papërfunduar mes Kosovës dhe Serbisë, por do të ballafaqohe...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni