Sociale

Vetëm gjashtë fole në gjithë vendin, në Fier ndërtohet ‘shtëpiza’ e parë artificiale për lejlekët (Foto)

Për herë të parë është ndërtuar foleja artificiale e një lejleku në një shtyllë tensioni. Foleja është ndërtuar në Fier nga AOS dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).
Featured image of article: Vetëm gjashtë fole në gjithë vendin, në Fier ndërtohet ‘shtëpiza’ e parë artificiale për lejlekët (Foto) Pamje nga ndërtimi i folesë së lejlekëve

FIER– Disa ditë më parë në qytetin e Fierit, AOS dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST)  ndërtuan të parën platformë artificiale për folezimin e lejlekut në një shtyllë të transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri.

Shtyllat elektrike shërbejnë prej vitesh si vende folezimi për lejlekët duke u kthyer si “shpëtimtarë” të tyre nga njëra anë por edhe rrezik real nga ana tjetër pasi në momente të caktuara, shpendët mund të hasin me rrymën elektrike.

Për të shmangur rrezikun për shpendët, AOS dhe OST, vendosën të ndërhynin duke ndërtuar një platformë artificiale, e cila u vendos rreth 50 cm më lart se ajo ekzistues ndërsa materiali i folesë së vjetër u rivendos përsëri lart.

Çfarë është lejleku (Ciconia cicionia)?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lejleku (Ciconia ciconia) është një prej specieve më të rrezikuara në Shqipëri edhe pse dikur ka qënë i kudondodhur, me qindra fole në qytetet tona fushore. Ndërsa sot ky shpend numëron vetëm gjashtë fole në gjithë vendin.

Postim i  plotë:

(k.m./dosja.al)

Shto Koment