LIVE UPDATES
Ekonomi

Vetëm bukë e ilaçe; Pandemia nxit shpenzime rekord për barna në tremujorin e fundit, me 22-26%

17 Mars 2021, 06:13 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Konsumi u rimëkëmb në tremujorin e fundit të vitit, për herë të parë pas pandemisë. INSTAT raportoi se shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 2,6%,krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Por, të dhënat më të detajuara sipas aktiviteteve ekonomike tregojnë se rritja e shpenzimeve për konsum ka ardhur kryesisht për dy nevoja kryesore, njëra bazike për ushqime e pije, ndërsa tjetra e detyruar nga situata pandemike, duke rritur në nivele rekord blerjet e produkteve farmaceutike e mjekësore.

Në dhjetor blerjet e produkteve ushqimore e të tjera u rritën si në dyqanet e pa specializuara (ato të ashtuquajtura të lagjes), ashtu dhe në ato të specializuara (supermarkete), përkatësisht me 9 dhe 7.8%, sipas indeksit të vlerës. Konsumi i karburanteve ka vijuar të jetë i dobët; blerjet e produkteve kompjuterike kanë rënë, pasi u rritën ndjeshëm në periudhën e karantinës; blerjet e veshjeve u rritën në tetor, për t’u ngadalësuar më muajt e mëpasshëm.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja e shpenzimeve në tremujorin e fundit, është përqendruar kryesisht në produktet mjekësore e farmaceutike, që kanë njohur një rritje dy shifrore, shumë më të lartë në krahasim me aktivitetet e tjera ekonomike (shiko grafikun: Ndryshimet vjetore, Indekset e vlerës, tregtia me pakicë, T IV 2020). Sipas INSTAT, indeksi i vlerës për “Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike”, u rrit me rreth 22% si në tetor ashtu dhe në nëntor, në krahasim me muajt përkatës të një viti më parë. Ndërsa në dhjetor, kur kulmoi pandemia e Covid-19, treguesi në vlerë u rrit me 26%. (Në të njëjtat nivele është rritur dhe treguesi në volum).

Të dhëna nga tregu pohojnë se pandemia ka nxitur konsumin e një baze të gjerë produktesh farmaceutike që përfshin antibiotikë, kortizonikë, antikaulgulantëve (hollues të gjakut), antiulcerozët, antiinflamatorët, grupin e suplementeve, vitaminave, antidepresantë, antiulcerozë etj., dhe një sërë preparatesh të tjera mjekësore që nevojiten për trajtimin e pandemisë. Shumë individë po zgjedhin të trajtohen në shtëpi, çka ka rritur shpenzimet për blerjen e produkteve të nevojshme. Nga ana tjetër ka një tendencë për t’u ngarkuar me barna që në ditët e para të pandemisë, shpesh edhe pa këshillën e mjekëve, ndërsa mungon një protokoll i qartë trajtimi.

Produktet e përdorura për kurimin e pandemisë, -disa prej të cilave hynë dhe kontratabandë, pasi nuk janë të licencuara nga Agjencia e Barnave, – janë relativisht të shtrenjta. Psh, disa prej medikamenteve më të shtrenjta, që po përdoren për të luftuar Covid-19 dhe çmimet e tyre, sipas burimeve nga tregu janë:

-Cefepima 1100 lekë/ gram

-Ceftriaxon  500 lekë/ gram

-Tazocina 4.5 gr 700-2000 lekë

-Levofloxacina ampule 1200 deri 1800 lekë/ampulë

-Hollues gjaku, Enaxaparina, 850 lekë/kokrra

-Kortizonikë, Dexametazoni, 100 lekë/kokërr

Një trajtim, për një të sëmurë mesatar në vend, sipas mjekëve kushton mesatarisht 170 mijë lekë, (ose gati 1400 euro), sipas tabelës së mëposhtme.

Nëse kësaj terapie i shtohet dhe trajtimi me oksigjen, kosto rritet me rreth 40%, duke arritur në rreth 2 mijë euro. Që nga qershori, kur pandemia filloi të përhapej në vend, shitjet e produkteve farmaceutike e mjekësore janë rritur me rite dyshifrore (shiko grafikun: Indeksi i vlerës, ndryshimi vjetor, Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike).

Pavarësisht konsumit të lartë të produkteve farmaceutike e mjekësore, norma e vdekshmërisë në vend nga pandemia ka rezultuar ndër më të lartat në Europë. Të dhënat nga Eurostat, INSTAT dhe institutet statistikore të rajonit, të përpunuar nga Monitor, tregojnë se në vitin 2020, Shqipëria shënoi rritjen më lartë të vdekjeve në Europë, në krahasim me mesataren e 2016-2019. Sipas INSTAT, në vitin 2020 janë shënuar gjithsej 27,605 humbje jete, me rritje prej 26.4% në krahasim me mesataren e 2016-2019, duke shënuar dhe nivelin më të lartë historik të jetëve të humbura në një vit.

Shteti i dytë në Europë, me rritjen më të lartë të fataliteteve është Maqedonia, me 22.5%, e ndjekur nga Kosova, me 22.1%, duke i bërë të tre vendet e rajonit më të brishtat ndaj pandemisë, çka ekspozon dobësitë e sistemeve shëndetësore përkatëse.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi pandemia rrit shpenzimet shpenzimet ne shqiperi pandemia rrit shpenzimet shpenzimet ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni