Rajoni

Vetëm 7 viktima dhe 321 të infektuar/ Nga 18 maji Mali i Zi heq të gjitha kufizimet e Covid-19, bëhet vendi i parë në rajon që rihapet pas izolimit

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç i cili ka deklaruar se vendi i tij pritet që t'i kthehet normalitetit me 18 maj.
Featured image of article: Vetëm 7 viktima dhe 321 të infektuar/ Nga 18 maji Mali i Zi heq të gjitha kufizimet e Covid-19, bëhet vendi i parë në rajon që rihapet pas izolimit Foto ilustruese

MALI I ZI – 18 maji  është data që do të nxjerrë nga izolimi i Covid-19 Malin e Zi.  Me këtë plan për lehtësimin e masave, Mali i Zi bëhet edhe vendi i  parë në rajon që ka njoftuar rihapjen e vendit pas masave drastike që  u morën si shkak i koronavirusit.

Kujtojmë që një ditë më parë autoritetet e Malit të Zi dhanë lajmin e mirë se nuk kishin shënuar asnjë rast  me Covid-19.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç i cili ka deklaruar se vendi i tij pritet që t’i kthehet normalitetit me 18 maj.

Më tej ai ka thënë për mediat vendase se qeveria po përgatit vetëm një paketë serioze për industrinë e turizmit me bankat dhe Fondin e Investimeve dhe Zhvillimit, ku sipas tij do të  synojë të ruajë investimet në turizëm duke siguruar likuiditetin e ekonomisë së turizmit, në mënyrë që të jetë gati për të filluar sezonin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Faza tjetër e përshpejtimit ekonomik dhe fillimi i aktiviteteve të reja është 18 maji kur do të lansojmë hotele, restorante, kafene, klube dhe besojmë se në këtë mënyrë do të fillojmë të rikthejmë në jetë të gjithë vendin, për të vënë potencialin tonë krijues, ekonomik, qytetar dhe personal në një funksion të shpejtë të rimëkëmbjes.”-  ka deklaruar ai.

Që prej filimit të shpërthimit të virusit e deri më tani, në Malin e Zi janë konfirmuar 321 persona me koronavirus dhe 7 të tjera kanë humbur jetën.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment