Sport

Vetëm 30 minuta! Kaq zgjati rikthimi në futboll i Arjen Robben, futbollisti dëmtohet në ndeshjen ndaj PSV

Në sfidën e javës së parë të Eredivisies Robben la fushën i dëmtuar në minutën e 30-të
Featured image of article: Vetëm 30 minuta! Kaq zgjati rikthimi në futboll i Arjen Robben, futbollisti dëmtohet në ndeshjen ndaj PSV Arjen Robben

HOLANDË-Zgjati vetëm 30 minuta ndeshja e parë e Arjen Robben me Groningen, me holandezin fluturues që nuk u rikthye në mënyrën më të mirë në fushën e blertë pas 1 viti tërheqje. Në sfidën e javës së parë të Eredivisies Robben la fushën i dëmtuar në minutën e 30-të. Dëmtimet kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë problemi më i madh në karrierën e 36-vjeçarit.

Sfida me Groningen dhe PSV u mbyll me fitoren 1-3 të skuadrës nga Eindhoveni që e nisi në mënyrën më të mirë kampionatin. Gapko hapi serinë e golave në minutën e 34-t ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Groningen barazoi rezultatin me sllovakun Suslov.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por Malen kaloi sërish në epërsi PSV-në ndërsa më pas humbi edhe një 11-metërsh ndërkohë që vulosi fitoren e skuadrës së trajnerit Roger Schmitd Gakpo pak minuta para fundit të kohës së rregullt.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment