Aktualitet

‘Vetëm 144 mijë veta shkojnë në parajsë dhe sundojnë me Krishtin’/ Pse besojnë tek vetëvrasja “Dëshmitarët e Jehovait”, sakrifica që bëjnë për t’u ringjallur, vdekja natyrale të ‘çon’ në ferr (PROPAGANDA)

“Dëshmitarët e Jehovait” besojnë se vetëm një grup i vogël prej 144.000 personash do të shkojnë në parajsë dhe do të sundojnë bashkë me Krishtin.
Featured image of article: ‘Vetëm 144 mijë veta shkojnë në parajsë dhe sundojnë me Krishtin’/ Pse besojnë tek vetëvrasja “Dëshmitarët e Jehovait”, sakrifica që bëjnë për t’u ringjallur, vdekja natyrale të ‘çon’ në ferr (PROPAGANDA) Foto ilustruese

TIRANË– Mbrëmjen e sotme në Tiranë, u gjetën pa jetë në shtëpinë e tyre nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi. Ndërsa në gjendje të rëndë është vajza tjetër, Blerta. Dyshohet se ato janë vetëflijuar pasi i përkisnin “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Duke marrë parasysh edhe skenën në shtëpi, e para që ka ndërruar jetë ka qënë Anisa, të cilën nëna dhe motra e saj e kishin mbështjellë me batanije e jorgan, dhe e kishin vendosur në krevat. Nuk dihet nëse ajo ka ndërruar jetë nga kushte natyrale apo ka vendosur të vetëvritet, gjë e cila mbështetet nga besimi që ajo predikon.

Në dhomën tjetër, pa jetë janë gjetur edhe nënë e bijë, të cilat sipas Policisë kishin shenja mosushqyerje kohët e fundit.

Por pse është normale vetëvrasja tek Dëshmitarët e Jehovait?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Dëshmitarët e Jehovait” janë një sekt fetar, i cili u përhap në Shqipëri pas viteve ’90 me rilindjen e feve të tjera, pas rënies së sistemit komunist. Ky sekt është i ndaluar të predikohet  në shumë vende për shkak të parimeve të ndryshme, pasi shpesh kanë shtyrë në vetëvrasje shumë persona mes të cilëve dhe fëmijë. Ata besojnë se vetëm një grup i vogël prej 144.000 personash do të shkojnë në parajsë dhe do të sundojnë bashkë me Krishtin. Dhe sipas tyre, vetëm vetëvrasja është e vetmja shpresë për ringjalljen në parasjë, ndërsa vdekja natyrale “ndërton” rrugën e sigurtë drejt ferrit, i cili sipas tyre konsiderohet si varr i përbashkët.  

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta është në gjendje kome në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”.

(k.m/dosja.al)

2 Komente në “‘Vetëm 144 mijë veta shkojnë në parajsë dhe sundojnë me Krishtin’/ Pse besojnë tek vetëvrasja “Dëshmitarët e Jehovait”, sakrifica që bëjnë për t’u ringjallur, vdekja natyrale të ‘çon’ në ferr (PROPAGANDA)

  1. O Dosja perditesoje lajmin se po u hedh balte njerezve te pafajshëm dhe po mbush opinionin me lajme te pasakta. Pastaj ato dy djemte te fotoja ilustruese nuk jane Dëshmitarë te Jehovait jane Mormone, dallohen nga etiketat e zeza në këmishë te cilat mbajne emrin e tyre. Po te duash te thuash te vërtetën e gjen fare kollaj edhe per kete Organizatë, por ju thjesht doni vizualitet e shpikni lloj lloj përrallash.

  2. Ska llogjike te vrasesh veten per tu ringjallur serisht se është e ndaluar nga cdo lloj parimi Biblik e moral. i paskeni hypur gomarit mbrapsht edhe juve si shokët.
    Asgjë nga ato nuk ke te sakta. Pastaj vendet ku jane te ndaluar jane vende te ekstremit komunist ku nuk lejohet asnje fe, jo vetem D.J.

Shto Koment