Aktualitet

Vetëm 13 gjyqtarë kanë mbetur! Gjykata e Apelit të Tiranës ‘shkrihet’ nga Vettingu, s’ka më ndaje mes dosjeve civile dhe penale. Në rrezik lirimi i “kokave të krimit”

Apeli i Tiranës, ishte i ndarë në dy sektorë por për shkak të fluksit të madh të dosjeve të cilat presin që të shqyrtohen dhe numrit në ulje të gjyqtarëve për shkak të procesit të Vetttingut, është vendosur shkrirja e këtyre dy sektorëve.
Featured image of article: Vetëm 13 gjyqtarë kanë mbetur! Gjykata e Apelit të Tiranës ‘shkrihet’ nga Vettingu, s’ka më ndaje mes dosjeve civile dhe penale. Në rrezik lirimi i “kokave të krimit” Gjykata e Apelit në Tiranë

TIRANË– Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur që të mos ketë Kolegj Civil dhe Penal duke u ndarë edhe çështjet tek gjyqtarët.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Apeli i Tiranës, ishte i ndarë në dy sektorë por për shkak të fluksit të madh të dosjeve të cilat presin që të shqyrtohen dhe numrit në ulje të gjyqtarëve për shkak të procesit të Vetttingut, është vendosur shkrirja e këtyre dy sektorëve.

Deri më tani bëhet me dije se fluksi i dosjeve në Apel ka shkuar në afro 13 mijë dosje dhe nga shkrirja e bërë një gjyqtar që më parë ka shqyrtuar vetëm çështje civile, tashmë do të shqyrtojë dhe ato penale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendimet e Gjykatës së Apelit janë të formës së prerë, dhe togat e zeza që ushtrojnë detyrën në këtë institucion vendosin për fatin e personave të përfshirë në botën e krimit, të cilët edhe mund të lirohen për shkak të përfundimit të afatit të gjykimit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment