Aktualitet

Vetëm 1 km larg HEC-it të Shkopetit, fshati Madhesh prej 20 vitesh pa drita (VIDEO)

Fshati Madhesh, ndonëse është vetëm 1 km larg HEC-it të Shkopetit, prej 20 vitesh vuan mungesën e energjisë elektrike. Kjo ka bërë që ata të braktisin fshatin.

MAT- Ndonëse ndodhet vetëm 1 kilometër larg hidrocentralit të Shkopetit, fshati Madhesh në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit, është pa energji elektrike. Kjo ka çuar në braktisjen në masën pothuajse 100%. 

Sipas banorëve që jetonin dikur në këtë fshat me më shumë se 20 familje, shprehen se arsyet kryesore të braktisjes së këtij fshati piktoresk kanë qenë dy, dëmtimi i urës që i lidh me rrugën nacionale dhe mungesa e energjisë elektrike. Sipas banorëve në rrjetin e energjisë për këtë fshat nuk është investuar prej vitit 1990. 

Para 20 vitesh në këtë fshat jetonin më shumë se 20 familje, ndërsa sot në të nuk banon askush. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por me shpresën se do të investohet në urën e dëmtuar si dhe hapjen e rrugëve në këtë fshat, banorët shprehen se mund të rikthehen dhe të restaurojnë shtëpitë e tyre e ti kthejnë në bujtina në shërbim të turizmit. Sipas tyre ura është problemi më i madh kanë qenë dëshmitarë të aksidentëve të turistëve të cilët tentuan të vizitojnë Madheshin, por mbetën varur në urë.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment