Aktualitet

Vetëflijimi i nënë e bijë në Kombinat, Blerta Josifi del nga spitali psikiatrik i Tiranës, të afërmit e marrin në shtëpi

Blerta Josifi del nga spitali Psikiatrik. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja e 34-vjeçares tani është e mirë dhe ajo është marrë për të jetuar nga të afërmit e saj. 
Featured image of article: Vetëflijimi i nënë e bijë në Kombinat, Blerta Josifi del nga spitali psikiatrik i Tiranës, të afërmit e marrin në shtëpi Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi

TIRANË- Pas më shumë se një muaji e shtruar, Blerta Josifi, e mbijetuara e vetme e familjes ka lënë ditën e djeshme ambientet e spitalit Psikiatrik të Tiranës, ku edhe kurohej që prej 2 korrikut. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja e 34-vjeçares tani është e mirë dhe ajo është marrë për të jetuar nga të afërmit e saj. 

Këta të fundit, premtuan se të renë do ta mbanin në shtëpinë e tyre, pasi sipas tyre ajo nuk mund të kthehej sërish të jetonte në banesën ku nëna dhe motra e saj ndërruan jetë. 

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos, rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuar” për muaj me banorët e lagjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos mbante erë.

Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Pas zbulimit të ngjajrjes, Prokuroria nisi hetimet lidhur me “sektin” në të cilin bënin pjesë tre gratë e familjes Josifi por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë nga puna e hetuesëve. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment