Aktualitet

Vetë nga Policia njihej për ‘mallin’/ Xhaxhai i Kei Piut prej 9 vitesh në burg për heroinë, ‘Koçi’ u kap me shokun për disa gramë

Xhaxhai i tij ka rënë në burg më shtator të vitit 2011 pasi është kapur me një tjetër person me 350 gr heroinë.
Featured image of article: Vetë nga Policia njihej për ‘mallin’/ Xhaxhai i Kei Piut prej 9 vitesh në burg për heroinë, ‘Koçi’ u kap me shokun për disa gramë Kei Piu

ELBASAN– Informacione të reja janë mësuar nga e shkuara e 23-vjeçarit Kei Piu. Mësohet se ai është nipi i Konstadin Piut, apo i njohur ndryshe me nofkën  ‘Koçi’, është arrestuar në mars të vitit 2012 për trafik kokaine gjatë operacionit ‘Tabakanes’.

Xhaxhai i tij ka rënë në burg më shtator të vitit 2011 pasi është kapur me një tjetër person me 350 gr heroinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Një fuoristradë në lëvizje ka hapur zjarr ndaj ‘Range-t’ të 23-vjeçarit Kei Piu. Mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital dhe ka deklaruar se nuk e ka identifikuar autorin. Policia ka nisur hetimet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment