Showbiz

Veshur me rrobebanjo, Bes Kallaku momente të ëmbla me Ajkën: Zot, a ke kohë 1 minut (FOTO)

Bes Kallaku ka postuar momente të ëmbla me të bijën, me mbishkrimin falenderues për të gjitha bekimet.
Featured image of article: Veshur me rrobebanjo, Bes Kallaku momente të ëmbla me Ajkën: Zot, a ke kohë 1 minut (FOTO) Aktori i humorit, Bes Kallaku me familjen.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj po shijojnë disa ditë pushimi buzë detit, bashkë me vajzën e tyre Ajka. Pak javë më parë Ajka mbushi 1 vjeçe dhe prindërit e saj vendosën të tregonin fytyrën e ëmbël edhe për publikun.

Edhe pse e shfaqën publikisht në ditëlindjen e saj të parë, Xhensila dhe Besi mundohen të ruajnë privatësinë e të bijës duke mos e shfaqur të plotë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Momente të ëmbla, babë e bijë, Bes Kallaku mban në krah Ajkën, veshur të dy me rrobe banjo. I emocionuar për gjithçka ka arritur në jetë, aktori i humorit shkruan: “Zot, a ke kohë 1 minut, veç me të falenderu për gjithçka. Zoti ju rujt t’gjithve”.

Postimi i Bes Kallakut në Instagram.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment