LIVE UPDATES
Politike

Vendimet e zhvillimit tek “Koha për Politikë”/ Grida Duma në një rrëfim ndryshe: Rruga që duhet të ndjekë PD dhe ‘

27 Tetor 2019, 11:23 Nga DOSJA
Vendimet e zhvillimit tek “Koha për Politikë”/ Grida Duma

Tiranë– Grida Duma, ish-deputetja dhe njëherësh anëtare e kryesisë në PD, në një intervistë për Dosja.al ka folur për krizën politike, çështjen e negociatave, rikthimin e të vjetërve në selinë blu dhe vështirësitë që ka hasur në rrugëtimin politik. Gjerësisht ajo ka folur edhe për librin e saj të fundit, “Koha për Politikë”, ku ish-deputetja shprehet se aty ka trajtesa që përfshinë edhe teza të djathta,  të diskutuara brenda PD-së mbi zgjidhjet politike.

Zgjidhja politike për të është: “Jo kompromis, po konstruktivitet. Asnjë marrëveshje kompromisi por çdo përpjekje për të hartuar një reformë zgjedhore konstruktive. Ndërkombëtarët do duhet të jenë garanti i zbatimit të platformës që do të definohet nga opozita, dhe qytetarët duhet të jenë certifikuesit që kjo platform është hartuar për më të mirën e sistemit dhe asgjë më pak. E konsultuar gjerësisht dhe e mbështetur nga qytetarët, platforma zgjedhore përfaqëson kartën zgjidhëse pa diskutuar më për kompromise.

Intervista:

1.Libri juaj “Koha për Politikë” duket si një program i detajuar, që ka ambicien të realizohet në pushtet. Si e keni vendosur këtë program në raport me atë të PD: Si komplementar, si oponent, apo si konkurrent?

“Koha për politikë” përfaqëson një përmbledhje tezash dhe ide zhvillimi të djathta. Jo vetëm një trajtesë me natyrë politike, sic është ky libër,  por edhe një trajtesë shkencore shkruhet si një kontratë e qartë me publikun dhe mban emrin e autorit. Koha për politikë është një përmbledhje tezash dhe idesh zhvillimi të djathta dhe shtron një debat për idetë e djathta të zhvillimit. “Koha për Politikë” në themel i shtron këto diskutime  gjerësisht në shoqëri, është një trajtesë që mund të shqyrtohet si për lexuesin dhe për studentët e sigurisht është një qasje që i drejtohet politikëbërjes. Asnjë libër idesh nuk është as komplementar, as opponent, dhe as konkurrent, është shtjellues dhe qartësues mbi qëndrimin ndaj ideve.

2-Cilat janë përmbledhtazi tezat kryesore që keni shtjelluar?

“Koha për politikë” nis me antropologjinë e kontratës sociale shqiptare, një analizë mbi fuqinë tonë të bashkëpunimit me njeri tjetrin dhe aftësinë për të komunikuar drejtpërdrejtë, është trajtesa ime e preferuar aty sepse besoj që është embrioni i suksesit. Duke qenë se shqiptarëve i ka munguar në histori kontrata e mirëfilltë kapitaliste ka një mungesë të bashkëveprimit pa paragjykime, komunikimi i drejtpërdrejtë mungon dhe krijohen kuptimet nga ajo që na thonë nënkuptimet. Pse bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në grup është ende i vështirë dhe si do ta kthejmë këtë në potencial. Si ndihmon kontrata Smithjane për këtë.

Rishikim kushtetues mbi parlamentin dy-dhomësh referendumet, dhe një sistem i ri elektoral, listat e hapura apo mundësisht një sistem proporcional kombëtar që i jep forcë funksionale demokracisë tonë dhe na nxjerr nga tranziconi.

3-A duhet të hapet një debat në partinë tuaj për çështjet që preken në libër, duke filluar nga programi ekonomik, tek ai social, tek liritë politike?

Debati është konstruktiv dhe i nevojshëm për çdo dimension ide apo qëndrim që shfaqet i vlefshëm për rrugëtimin e një organizate politike. Duhet theksuar që “Koha për Politikë” përmban trajtesa që përfshinë edhe teza të diskutuara në PD mbi zgjidhjet politike dhe zhvillimore. Të jemi normale dhe racionalë nuk mund të imagjinojmë që kjo trajtesë do të merret e konspektohet me laps e e letër si një zbulesë apo krijim si generis, por padyshim përfaqëson një përmbledhje të integruar të ideve të djathta të aplikueshme në kushtet shqiptare të cilat meritojnë debat të mëtejshëm.

4.PD ka paraqitur një program ekonomik të punuar me CDU në 2017. Kanë kaluar 2 vjet dhe situata ka ndryshuar. A është tani koha për të hapur debatin për një program të ri?

Pa dyshim që është koha për të rivitalizuar debatin më gjerë në publik dhe ta bëjmë atë më të dëgjueshëm për shqiptarët.

5.Çfarë duhet ta bëjë PD-në sipas jush, që të shihet pa asnjë dyshim si alternativë ndaj kësaj qeverie? (përtej tezave programore)

Rruga radikale e zgjedhur në sakrifikimin dhe daljen nga sistemi i shërbeu rritjes së besimit, vijimi, po ashtu energjia e protestave ishte rritje e frymës mbarëkombëtare. Platforma duhet të divulgohet mirë në veshët e shqiptarëve që po presin zgjidhjet, dhe përfaqësimi me njerëzit e duhur padyshim është një tjetër trajektore e domosdoshme.

6.Ky ka qenë një vit shumë i vështirë për opozitën, që ka hequr dorë nga të gjitha pushtetet dhe përgjegjësitë institucionale. Që nga shkurti janë 8 muaj pa mandate. A e keni arritur qëllimin për të cilin i dorëzuat?

Është fakt që zgjedhjet e parakohshme dhe pritshmëria për to janë sot një realitet i çdo momenti. Pra së pari është arritur që të legjitimohet fakti që vendi duhet të ndryshojë qeverisje. Kjo është shumë dhe është padyshim një pjesë e madhe e arritjes së qëllimit. Arritja e qëllimit për të siguruar votën e lirë është ende një process në vazhdim, pas kësaj përmbyllja do të jetë gara e bazuar në votën e lirë. Kemi ecur me këtë qëllim dhe sigurisht finalizimi i sigurimit të votës së lirë ende nuk është arritur dhe mbetet për tu parë në vazhdimësi.

7.Pas 18 tetorit, kur Samiti i BE vendosi të mos happen negociatat për Shqipërinë, a do të fillojnë protestat sic keni paralajmëruar?

Unë jam shprehur që do duhej të kishim protesta. Gjykoj që shqiptarët kërkojnë natyrshëm të protestojnë kur diçka më e madhe se vetë politika është vënë në rrezik, është vënë në rrezik e ardhmja europiane e vendit. Pikërisht këtu opozita angazhohet në protesta që vërtetojnë që mbrojmë një kauzë edhe më të madhe se kriza politike aktuale.

8-Si do të ishte më mirë për opozitën, të hapeshin negociatat apo jo?

Mirë dhe e duhura do të ishte hapja dhe hapja e negociatave, mos-hapja e negociatave do të thotë që kush është në pushtet përfiton nga më pak kontroll, hapja e negociatave i jep opozitës ndihmë të rrisë transparencën dhe të ulë pushtetin e pakontrolluar të qeverisë.

9 – A mund ta detyrojë opozita Edi Ramën të japë dorëheqjen pas këtij dështimi?

Duhet bërë çdo përpjekje për ta detyruar.

10- Si e mendoni zgjidhjen e krizës? A do të ketë zgjedhje në pranverën e  2020?

Do duhej të kishte doemos, do duhet bërë çmos që të ketë. Nëse shkojmë në një normalitet apatik duke pritur që ngjarjet të rrjedhin sikur asgjë ska ndodhur, atëherë do të rrezikojmë të humbim temperaturën kritike të gjendjes së padurimit të shqiptarëve.

11.Si do të arrihet marrëveshja e kompromisit për zgjedhje të lira? A besoni se ka mundësi në këto kushte kur palët kanë qëndrime shumë larg njëra-tjetrës?

Jo kompromis, po konstruktivitet. Asnjë marrëveshje kompromisi por çdo përpjekje për të hartuar një reformë zgjedhore konstruktive. Ndërkombëtarët do duhet të jenë garanti i zbatimit të platformës që do të definohet nga opozita, dhe qytetarët duhet të jenë certifikuesit që kjo platform është hartuar për më të mirën e sistemit dhe asgjë më pak. E konsultuar gjerësisht dhe e mbështetur nga qytetarët, platforma zgjedhore përfaqëson kartën zgjedhëse pa diskutuar më për kompromise.

12.A është rikthimi i të vjetërve një lëvizje e zgjuar e PD? A nuk do të bëhej më e besueshme opozita nëse i largon figurat e vjetra?

Nuk ka kategori të tilla; të vjetër apo të rinj.  Ka njerëz me vlera ose jo. Ka figura me integritet dhe që respektohen dhe i vlejnë politikës ose jo. Ka protagonistë politikë me integritet që janë të aftë të sjellin votën e qytetarit ose jo.

Ka padyshim eksperienca të të shkuarës që duhen shfrytëzuar madje jo vetëm s’duhen humbur. Ka risi në politikë që priten të jenë pjesë e forcës tërheqëse të fitores së PD. Formula efiçiente e këtij kombinimi duhet të mbështetet në një aftësi dhe sistem meritokratik brenda partisë, kjo e zgjidh akomodimin e të gjitha aseteve.

15-Prej vitesh tashmë jeni një zë aktiv në politikë. Sa e vështirë është për një femër( grua) të bëjë politikë në Shqipëri?  Kur ka qenë një moment në karrierën tuaj që keni dashur të tërhiqeni?

Asnjëherë nuk kam menduar të tërhiqem, vështirësitë i kam paramenduar që do ishin thuajse të tilla, nuk jam gjendur e panjohur, ne e njohim Shqipërinë dhe kushdo që hyn në politikë dhe surprizohet tej një mase do të thotë që nuk ka qenë koshient kur ka marrë vendimin.

16-Sa ‘rebele’ është Grida Duma në jetën e përditshme dhe a është e prerë në vendimet që merr?

Nuk ka vend për rebelizëm në jetën e përditshme, jeta e përditshme duhet të falë sa më shumë akomodim për të bërë një punë që nuk është e lehtë dhe që i lë jetës së zakonshme më pak vend. Vendimet në jetën e përditshme rrjedhin nga nevojat që kemi ndaj nuk kanë lidhje me të qenurit e prerë, jam racionale më shumë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështimi i negociatave grida duma intervistë kriza politike dështimi i negociatave grida duma intervistë kriza politike

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni