Bota

“Veshja e saj nuk është e përshtatshme”, Policia arreston akrobaten në Karolinën e Veriut, shkak bikinit e vogla

FOTO
Menjëherë pasi oficerët kanë arritur në plazh i kërkuan asaj që t'i ndiqte në departament, sepse rrobat e banjos që ajo kishte veshur i zbulonin më shumë se ç'duhet trupin.
Featured image of article: “Veshja e saj nuk është e përshtatshme”, Policia arreston akrobaten në Karolinën e Veriut, shkak bikinit e vogla Policia arreston akrobaten, Sam Panda.

KAROLINË E VERIUT– Një incident i jashtëzakonshëm ka ndodhur në Karolinën e Veriut me një grua e cila është indentifikuar me emrin Karen, e cila ka telefonuar policinë për të arrestuar në plazh një akrobate, Sam Panda, për shkak të rrobave të saj.

Menjëherë pasi oficerët kanë arritur në plazh i kërkuan asaj që t’i ndiqte në departament, sepse rrobat e banjos që ajo kishte veshur i zbulonin më shumë se ç’duhet trupin.

“Një grua e thirri policinë për rrobat e banjës. Ajo mendon se trupi im ishte tepër provokues për të dhe në këtë mënyrë ajo u tregoi fëmijëve të saj që trupi i tyre në një moment mund të ishte një arsye për tu arrestuar.”-ka shkruar Sam në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në galerinë më sipër janë të gjitha momentet gjatë arrestimit të Samit në plazh.

Burimi: Nypost

A.C/Dosja.al

Shto Koment