Rajoni

Veseli thirret në Hagë, flet Haradinaj: Jam i bindur se do ta mbrojë pastërtinë e luftës për liri

ërmes një reagimi në Facebook, Haradinaj shprehet se është i sigurt se Veseli do të mbrojë pastërtinë e luftës për liri.
Featured image of article: Veseli thirret në Hagë, flet Haradinaj: Jam i bindur se do ta mbrojë pastërtinë e luftës për liri Ramush Haradinaj

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me ftesën që Gjykata e Hagës i ka bërë kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj shprehet se është i sigurt se Veseli do të mbrojë pastërtinë e luftës për liri.

Postimi i Ramush Haradinaj:

Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë.

Vetë Veseli është shprehur se ftesa i ka ardhur si një prej udhëheqësve të UÇK-së gjatë luftës me Serbinë.  Ish-kryeparlamentari është shprehur se do të marrë përgjegjësi të plotë për të gjitha angazhimet e tij në kohë të luftës.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment