Sport

Veseli flet në Supersport: Më dëbuan nga Empoli dhe ma thanë më 16 janar

"Doja të provoja një kampionat tjetër, një shtet tjetër. Gjëja pozitive për mua është se di të flas frengjisht"
Featured image of article: Veseli flet në Supersport: Më dëbuan nga Empoli dhe ma thanë më 16 janar Frederic Veseli

Frederic Veseli, futbollisti i kombëtares sonë, ka folur për Supersport në lidhje Skype pasi i karantinuar në Francë. Ai tregoi situatën aty por edhe rrëfeu se pse u largua nga Empoli dhe firmosi te Le Mans.

“Qëllimi im ishte të vijoja qëndrimin tek Empoli,  por ndodhën disa probleme me drejtorët e klubit. Unë kam kërkuar të largohem, sepse më thanë që nuk do të luaja më. U befasova, pasi ai lajm më erdhi me datë 16 janar dhe ishte tepër vonë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më ka ardhur një ofertë nga Kina, por nuk doja të largohesha nga Europa. Zgjodha Le Mans, klub që ka një projekt shumë të mirë. Doja të provoja një kampionat tjetër, një shtet tjetër. Gjëja pozitive për mua është se di të flas frëngjisht”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment