Sport

Veseli: Duam tre pikët, nuk i kemi frikë s’kanë Messin as Ronaldon

Sot para mediave nga kombëtarja kuq e zi ka dal dhe ka folur futbollisti i Empolit në Serie A, Frederik Veseli, i shoqëruar edhe nga Ismajli.
Featured image of article: Veseli: Duam tre pikët, nuk i kemi frikë s’kanë Messin as Ronaldon Frederik Veseli, futbollist i Empolit në Seria A

Sot para mediave nga kombëtarja kuq e zi ka dal dhe ka folur futbollisti i Empolit në Serie A, Frederik Veseli, i shoqëruar edhe nga Ismajli.

Veseli është shprehur mjaft optimist për kalimin e grupit nga kombëtarja jonë.

 

Cilat janë pritshmëritë e ndeshjes me Turqinë?

Do të mundohemi sa më mirë për të marrë 3 pikët. Do të përqendrohemi ndeshje pas ndeshje, qëllimi është fitorja. Ndeshja e parë është e rëndësishme.

E prisni të jeni nga minuta e parë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jo nuk e pres. Vij këtu dhe jam në dispozicion. Nëse vendos trajneri do të jem në fushë, nëse jo, do të jem gati. Kisha dëshirë ta ndihmoj ekipin, por trajneri i merr vendimet.

Ka shanse Shqipëria të kalojë në vend të dytë?

Për mënyrën si i përgatisim këto ndeshje, jemi shumë të përqendruar. Punojmë si grup dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Besoj se ka mundësi, se asgjë nuk është e pamundur. Shqipëria e ka mundur Francën dhe Turqinë. Islanda ka marrë pjesë në Botëror dhe Europian dhe e dimë forcën. Duhet të bëjmë diçka më shumë për ta kaluar grupin dhe i kemi mundësitë. Shpresoj se do ta arrijmë me shpirtin e grupit.

Si e konsideroni ekipin e Turqisë?

Ka sulm të mirë të fortë, por jo diçka të jashtëzakonshme. Duhet ta respektojmë, por jo të kemi frikë. Edhe ne kemi sulm të mirë. Nuk janë Messi ose Ronaldo. Duhet t’i studiojmë mirë, që mos t’i shprehin kualitetet e tyre.

B.N/dosja.al

Shto Koment