Bota

Versioni Mihal Kokëdhima dhe në SHBA, pronari i lokalit rreth klientin për faturën, i kthyen këmbën dhe i përplasi kokën në tokë (VD)

Sipas avokatëve të Hugher mësohet se klienti kishte kërkuar llogarinë nga punonjësi, i cili ia kishte kërkuar të paguante dy herë të njëjtin ushqim, që në total kapte shumën e 13 dollarëve.
Featured image of article: Versioni Mihal Kokëdhima dhe në SHBA, pronari i lokalit rreth klientin për faturën, i kthyen këmbën dhe i përplasi kokën në tokë (VD) Sherri në SHBA

SHBA- Një punonjës restoranti është arrestuar në Tennessee, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa rrihte një klient.  Sipas Daily Mail, Deriance Ra’Shaiel Hugher, është arrestuar me akuzën për sulm fizik ndaj një klienti, me të cilën fillimisht ishte përplasur rreth faturës së ushqimit.

Sipas avokatëve të Hugher mësohet se klienti kishte kërkuar llogarinë nga punonjësi, i cili ia kishte kërkuar të paguante dy herë të njëjtin ushqim, që në total kapte shumën e 13 dollarëve. Pasi kishte vërejtur këtë gjë, klienti kishte nisur sherrin me pronarin dhe të dy kishin përfunduar jashtë dhe janë filmuar nga kamerat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Videoja është shpërndarë në masë dhe brenda një kohe të shkurtër është bërë virale, ku shfaq punonjësit e restorantit duke ndjekur klientin dhe i përpasi kokën në tokë. Si pasojë e sulmit klienti ka mbetur me njërën këmbë të thyer, nëntë qepje në gju dhe gjashtë tjera në brinjë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment