AktualitetPolitike

‘Version tallava, përshtatje për dasma minatorësh!’/ Komenti i Robert Aliaj irriton Edi Ramën, kryeministri merr vendimin DRASTIK ndaj artistit

Komenti nuk është më në seksionin e komenteve! Mesa duket Rama nuk ka pasur një përgjigje ashtu siç ka në disa raste me komentuesit e tij.
Featured image of article: ‘Version tallava, përshtatje për dasma minatorësh!’/ Komenti i Robert Aliaj irriton Edi Ramën, kryeministri merr vendimin DRASTIK ndaj artistit Edi Rama, Robert Aliaj

TIRANË-Kryeministri Edi Rama nisi mëngjesin e sotëm me një video përshëndetëse për ndjekësit e tij në Facebook.

MIRËMËNGJES dhe me këtë këngë të dashur ju uroj një javë të mbarë, pa harruar asnjë çast të mbroni shëndetin në këtë kohë kaq sfiduese!”, shkruan ai përkrah këngës “Për ty atdhe”, e intepretuar nga Mentor Xhemali është risjellë me një klip nga tenori nga Kosova, Ramë Lahaj.

Mirëpo një ndër komentet që është zgjedhur të fshihet mënjeherë nga kryeministri Rama është ajo e artistit Robert Aliaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zhgënjim, zgjedhje e gabuar, prisja më shumë. Mentor Xhemali padyshim që do të ishte zgjedhje më e zgjuar. Nuk shkon Pjetër Gaci version tallava, përshtatje për dasma minatorësh. Fatkeqësi e madhe kjo. Mc mc mc”, shkruante Aliaj, poshtë postimit.

Komenti

Komenti nuk është më në seksionin e komenteve! Mesa duket Rama nuk ka pasur një përgjigje ashtu siç ka në disa raste me komentuesit e tij.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment