LIVE UPDATES
Bota

Veriu i Kosovës pa kupona fiskal

26 Tetor 2020, 07:05 Nga DOSJA
Veriu i Kosovës pa kupona fiskal

Biznese të profileve të ndryshme operojnë në katër komunat e banuara më shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq), por në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), janë të regjistruara vetëm 981 biznese më gjithsej 1316 njësi aktive.

Nga ky numër, tatim në ATK paguajnë vetëm 255 biznese. Nga muaji janar deri në muajin shtator të këtij viti, vlera e tatimeve të marra nga këto biznese, pa kontribute pensionale, është 663 mijë euro, thonë zyrtarë të administratës.

Tatimet janë burimi kryesor i mbledhjes së të hyrave publike me të cilat shteti i plotëson të dalat publike.

Por, shifrat për regjistrimin e bizneseve ndryshojnë nga ato të ATK-së.

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, (ARBK) agjenci kjo që funksionon në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, thuhet se në pjesën veriore të Kosovës janë të regjistruara 3,740 biznese.

Sipas ATK-së, këto biznese mund të jenë të regjistruara, por nuk janë aktive. Poashtu, një numër i bizneseve mund të mos kenë përfunduar procedurat zyrtare për çregjistrim në ARBK.

Radio Evropa e Lirë ka vizituar disa nga bizneset aktive në pjesën veriore të Kosovës, pronarët e të cilave nuk kanë dashur të prononcohen para mikrofonit. Megjithatë, ata thonë se rregullisht paguajnë obligimet tatimore në Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas, tyre pagesat realizohen në bazë të strukturës se biznesit të regjistruar, çoftë ndërmarrje e vogël, e mesme apo e madhe.

Ndryshe nga deklarimet, situata në terren është krejt ndryshe. Bizneset në këtë pjesë nuk janë të pajisura me Pajisje Elektronike Fiskale, në bazë të së cilave pas çdo blerje lëshohet kuponi fiskal. Njëherësh, janë të obliguar të bëjnë transmetimin e raporteve periodike në Administratën Tatimore të Kosovës.

Madje, një nga pronarët në veri thotë se “nuk lëshon kuponë fiskal si të tjerët, por që ai rregullisht paguan detyrimet e tij tatimore, bazuar në qarkullimin, si dhe taksat mbi pagat për punonjësit, të cilat përfshijnë taksat dhe kontributet e sigurimeve pensionale”.

Procesi i vendosjes së arkave fiskale në Kosovë ka filluar në vitin 2009, dhe qëllimi nga Administrata Tatimore e Kosovës ishte evitimi i evazionit fiskal, pasi potenciali i këtij sistemi është që të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe shitjet në një dyqan.

Por, zyrtarë të ATK-së nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje se sa është numri i bizneseve të pajisura me pajisje fiskale.

Moslëshimi i kuponit fiskal dhe mostransmetimi i të dhënave në Administratën Tatimore të Kosovës, janë të ndëshkueshme me ligjet në fuqi.

Zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, pohojnë se qasja e këtij institucioni në katër komunat e banuara më shumicë serbe, nuk është shumë komode nëse krahasohet me rajonet tjera të Kosovës.

Valentina Bytyqi, zëdhënëse në ATK, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thotë se në atë pjesë ka inspektorë të komunitetit serb të cilët janë të autorizuar të kryejnë aktivitete, inspektime dhe vëzhgime. Dhe përkundër vështirësive, thotë ajo, është arritur që të kryhen aktivitete dhe të ketë të hyra prej bizneseve të asaj pjese.

Shmangia e lëshimit të kuponëve fiskalë, u mundëson bizneseve që t’u ikin obligimeve tatimore, duke krijuar evasion fiskal, krim të organizuar dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës, thotë Rrustem Abiti, ish-koordinator zyrës rajonale në Mitrovicë në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës.

Ai në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, shprehet se bizneset në pjesën veriore të Kosovës, nuk i japin llogari shtetit të Kosovës.

Në këtë pjesë është e argumentuar shmangia nga pagesa e tatimit, që më pas krijon evazion fiskal. Kurse shteti i Kosova ka neglizhuar këtë problem, pasi nga shmangia e tatimeve buxheti i Kosovës humb miliona euro.

“Shteti nuk ka vepruar si duhet në këtë çështje, sepse aty ku është policia duhet të jetë edhe inspektori tatimor, inspektori doganor dhe të gjitha. Po e them këtë, pasi Policia e Kosovës vepron në veri, patjetër është dashur që të shoqërohen këto institucione që të mbledhin tatimet e obliguara”, tha Abiti.

Por, Valentina Bytyqi , thotë se ATK-ja ka pasur aktivitete edhe në pjesën veriore, por jo aq sa duhet dhe aq sa ka nevojë implementimi i ligjit edhe në atë pjesë, kjo për shkaqe të sigurisë. Mirëpo, në të shumtën e rasteve gjatë aktiviteteve tona kemi pasur mbështetje nga Policia e Kosovës.

Ndryshe që nga paslufta, Prishtina zyrtare nuk ka arritur ta shtrijë në tërësi autoritetin e saj shtetëror në pjesën veriore të Kosovës.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove kosove

Sondazh

Poll
Bota 25 Tetor 2020, 19:41

Trump-Biden dhe beteja për shtetet e lëkundura

SHBA– Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, Presidenti republikan Donald Trump, sfiduesi i tij demokrat Joe Biden si dhe dy ka...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni