Rajoni

Vepron me shpejtësi Xhelal Mziu, si e nderon Ramush Haradinajn pasi u largua si kryeministër

Xhelal Mzio kreu i Bashkisë së Kamzës ka vendur një rruge të qytetit emrin “Ramush Haradinaj”. Ky vendim vjen menjëherë pasi Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministri i Kosovës.
Featured image of article: Vepron me shpejtësi Xhelal Mziu, si e nderon Ramush Haradinajn pasi u largua si kryeministër Ramush Haradinaj dhe Xhelal Mziu

Tiranë- Pasi Ramush Hardinaj dha dorëhqejen si Kryeministër i Kosovës, ka vepruar ‘menjëherë’ Xhelal Meziu, kreu i bashkisë së Kamzës.  Bashkia Kamëz i vendos një rruge të qytetit emrin “Ramush Haradinaj”.

Në një reagim të shpërndarë për mediat Bashkia Kamëz vlerëson aktin e Haradinajt i cili tregoi jo vetëm profilin e tij prej shtetari por njëherazi vendosi të sakrifikojë nga vetja për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Deklarata e Bashkisë Kamëz
Ramush Haradinaj me doreheqjen e djeshme tregoi te qenit nje shtetar i vertet pasi qe eshte nje patriot dhe atdhetar kete e ka treguar cdo dite te jetes se tij. Haradinaj tregoi se sakrifikon nga vetja per lirine dhe pavaresine e Kosoves per gjithe shqiptarine. Me doreheqjen prej nje burri te vertet shteti tregoi se nuk ka asgje per te fshehur dhe se sa here te kerkohet do te shkoj para drejtesise jo si kryeminister i Kosoves por si Ramush Haradinaj.
pergjigjur thirrjeve te drejtesise por dhe akteve te marra si kryeminister i Kosoves ne detyre. Bashkia Kamez ka nderin qe nje rruge te qytetit tone ti vendos emrin e tribunit te lirise dhe atdhetarise Ramush Haradinaj me vendim te KEshillit Bashkiak.
Kujtojme qe tashme Ramush Haradinaj eshte njeri prej nesh per thjeshtesine qe e karaktarizon por edhe se ai eshte Qytetar Nderi i Kamzez si dhe prej sot nje prej rrugeve mban emrin e tij. Jemi me ty Ramush, te bindur ne pafajesine tende dhe misionin tend per lirine e Kosoves dhe shqiptarise. Askush nuk ka mundur te gjunjezoje sado qe ka tentuar. Ti Ramush ke ditur te ia dalesh me karakterin tend fisnik fhe pastertine e figures tende. Ti je nje shtetar i vertet ndaj qendro sic ke ditur te ia dalesh pabesive.jemi me ty.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministri i Kosovës. Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi sipas tij nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Një Koment në “Vepron me shpejtësi Xhelal Mziu, si e nderon Ramush Haradinajn pasi u largua si kryeministër

  1. ky e meriton vertete etiketimin Loqe me L te madhe

Shto Koment