Politike

Rrëzohet me shumicë votash dekreti i Metës për ‘Metrologjinë’

Me 9 vota pro dhe 2 kundër Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi sot dekretin e Metës për rishikimin e ligjit mbi metrologjinë.
Featured image of article: Rrëzohet me shumicë votash dekreti i Metës për ‘Metrologjinë’

TIRANË– Dekreti i presidentit Meta për Metrologjinë është rrëzuar ditën e sotme nga ‘Veprimtaria prodhuese’. Ky dekret u rrëzua me shumicë votash, me 9 vota pro, me 3 kundër dhe 1 abstenim.

Ilir Meta ktheu pas ligjin për metrologjinë, i cili kaloi nga Kuvendi më 15 tetor, pasi sipas tij është anti-kushtetues dhe shkel parimet e tregut të lirë dhe konkurrues.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në arsyetimin e tij të gjatë, Meta shtoi se ligji krijon hapësira për të zhvilluar praktika korruptive që janë në dëm të qytetarëve, pasi edhe pse ka për objekt kontrollimin ndaj pompave të gazit dhe të naftës, në pikat e karburanteve, mund të kryhet nga privati pa një procedurë të qartë dhe të mirëpërcaktuar ligjore të përgjegjësisë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment