Politike

ME FOTO/ Policia e kërkon qiell e tokë, Agim Kajmaku ‘çon selam’ nga arratia, veprimi që nuk pritej

Të gjithë ata që e kanë të regjistruar numrin e kryebahskiakut kanë marrë së fundmi një lajmërim që ish-kreu i Bashkisë Vorë, ka instaluar aplikacionin “Viber” në telefon.
Featured image of article: ME FOTO/ Policia e kërkon qiell e tokë, Agim Kajmaku ‘çon selam’ nga arratia, veprimi që nuk pritej Agim Kajmaku
Përditësuar:

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku vazhdon i qetë jetën e tij mes aktiviteteve të përditshme, pavarësisht se prej më shumë se tre muajsh është shpallur në kërkim nga të gjitha autoritetet shtetërore. Tërësisht indiferent ndaj urdhrit të lëshuar nga Prokuoria, ku organi i akuzës ka kërkuar që Kajmaku të prangoset sapo të shihet, ish-kryebashkiaku ka dërguar ‘selam’ nga arratia.

Të gjithë ata që e kanë të regjistruar numrin e kryebahskiakut kanë marrë së fundmi një lajmërim që ish-kreu i Bashkisë Vorë, ka instaluar aplikacionin “Viber” në telefon.

Njoftimi në rrjetet sociale

Agim Kajmaku është tashmë në Viber. Përshëndete,”- thuhet ndër të tjera në njoftim. Një veprim ky që nuk pritej të bëhet nga një person që po kërkohet qiell e tokë nga Policia e Shtetit.

Por kjo nuk është hera e parë që Kajmaku e ‘nxjerr kokën në publik’ nga arratia. I shpallur në kërkim nga të gjitha autoritetet shtetërore, ai arriti të përfitojë tender Ministria e Brendshme përmes bashkëshortes së tij. Dosja.al zbuloi se është institucioni që e ka shpallur në kërkim Kajmakun, ai që i ka dhënë atij një tender që mban datën 20 janar 2020, me vlerë 6 milionë lekë, për të gjelbëruar një sipërfaqe brenda Kampusit Universitar në QSUT.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në lidhje me publikimin e të dhënave për këtë tender u prononcua zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila u shpreh se tenderi nuk është dhënë nga ministria, por nga një agjenci që është në varësi të minsitrisë së Brendshme, që ka drejtor dhe punonjës që merren me këto procedura.

Agim Kajmaku kërkohet nga prokuroria dhe autoritetet shqiptare për shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë Vorë, Laureta Omeri dhe Hysen Brahimi. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi “arrest me burg”, ish-kryetarin e Bashkisë Vorë. Mbi të rëndojnë 3 akuza:  “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”,  “‘Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. 

Ish-qytetari i parë i Vorës, është akuzuar gjithashtu nga Partia Demokratike se prekej nga dekriminalizimi, pasi kishte fshehur në formularin për Dekriminalizimin, një arrestim të bërë në Greqi, me emrin Jorgo Toto. Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment