Bota

“Veprim heroik”, Emigrantja në Bejrut rrezikon jetën për të shpëtuar fëmijën nga shpërthimi i fuqishëm

Vajza ndodhej afër dritares në kohën kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm ndërsa gruaja emigrante po prastronte vendin, e menjëherë ajo ka kapur në krahë të miturën për ta shpëtuar.
Featured image of article: “Veprim heroik”, Emigrantja në Bejrut rrezikon jetën për të shpëtuar fëmijën nga shpërthimi i fuqishëm Pamje nga momenti i shperthimit ne Bejrun.

LIBAN– Shpërthimi tragjik i pasdites së djeshme në Liban ka shokuar botën. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe 4 mijë të plagosur por autoritetet thonë se ka edhe më shumë sesa kaq të lënduar.

Ndërkohë banorët e kryeqytetin libanez, Bejrutit kanë përjetuar momentet më të frikshme gjatë shpërthimit, ndërsa shumë video kanë bërë xhiron e rrjetit.
Në një video të publikuar nga gazetarja luan Safwan, shihet sesi një punëtorja emigrante arrin të shpëtojë vajzën e vogël në momentin e shpërthimit.

Vajza ndodhej afër dritares në kohën kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm ndërsa gruaja emigrante po prastronte vendin, e menjëherë ajo ka kapur në krahë të miturën për ta shpëtuar.

Shihet qartë që ajo ishte shumë vigjilente edhe në momentin e shpërthimit të fortë, nuk u tremb por mori vajzën dhe r shpëtoi nga dritaret të cilat u copëtuan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kjo grua ka bërë një veprim heroik, emigrantët në Liban meritojnë më shumë respekt.“- ka shkruar gazetarja Luna Safwan.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Burimi: News18

A.C/Dosja.al

Shto Koment