Editorial

Venecia nuk gjen shkelje Kushtetuese, bie shkarkimi po edhe premtimi i Metës

Konkretisht, vetëm nëse do të kishte një nen që e ndalonte numrin 1 të Shtetit të shtynte zgjedhjet, apo të shpallë një datë të re, atëherë do të kishim shkelje të Kushtetutës.
Featured image of article: Venecia nuk gjen shkelje Kushtetuese, bie shkarkimi po edhe premtimi i Metës

Komisioni i Venecias, i ftuar nga maxhoranca për të gjykuar shkeljen e Kushtetutës nga Presidenti, e ka rrëzuar Komisionin e Posaçëm të Ulsi Manjës dhe nismën parlamentare për shkarkimin e Presidentit.

Ndërsa konstaton se dekretet e Metës për shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe caktimin e 13 tetorit ishin të pambështetura në Kushtetutë, konkluzioni ishte se nuk ka shkelje të rënë të Kushtetutës dhe nuk mund të ketë shkarkim.

Tejkalimi i kompetencave, nuk është një shkelje që përcaktohet në Kushtetutë.

Vetë Kushtetuta kur flet për shkarkimin e Presidentit, sqaron se kjo bëhet kur ka një shkelje të rëndë të Dokumentit Themeltar të Shtetit.

Që të quhet “shkelje e Kushtetutës”, minimalisht duhet të përcaktohet neni konkret, që literalisht është në kundërshtim me Dekretin e Presidentit. Konkretisht, vetëm nëse do të kishte një nen që e ndalonte numrin 1 të Shtetit të shtynte zgjedhjet, apo të shpallë një datë të re, atëherë do të kishim shkelje të Kushtetutës.

Duke mos e patur këtë, Rama dhe servilët e tij, interpretojnë nene të Kushtetutës, që mund të kenë 2 ose më shumë kuptime, nëse shihen si të veçuar.

Për shembull, nëse themi se Meta ka shkelur Kushtetutën se u hoqi të drejtën për të zgjedhur një pjese të qytetarëve, ashtu siç pretendon maxhoranca, ky argument është fare i pabesueshëm.

E para sepse qytetarët që votuan, sipas KQZ, ishin jo më shumë se 23 për qind dhe mbajtja e zgjedhje në 30 qershor, mund të quhet antikushtetuese, pasi u hoqi të drejtën e zgjedhjes 77 për qind të qytetarëve. Në këtë interpretim, dekreti ishte në favor të shumicës dërrmuese.

E dyta nuk ka veprim. Në 30 qershor u votua dhe ata që dëshironin e ushtruan vullnetin e trye, siç ua garanton Kushtetuta.

Pra kjo akuzë, që është e vetmja që e mban në këmbë komisionin e Ulsiut me “opozitarët e mavriut”, është e rrëzuar.

Presidenti nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës dhe, siç konstaton Venecia, ka bërë vetëm një shklelje që nuk është e parashikuar në Kushtetutë, as për presidentin, as për subjektet e tjera kushtetuese, si deputetet, ministrat, gjyqtarët etj. Tejkalimi i kompetencave është shkelje ligjore, jo Kushtetuese. Premtimi që ka bërë Ilir Meta tek Syri.net, nuk vlen në këtë rast.

Nëse ky është i gjithë konkluzioni i Venecias dhe nëse kjo është shkelja e vetme që ata kanë gjetur për Presidentin, Meta nuk mund të largohet nga detyra, as për shkak të Parlamentit, as për shkak të premtimit.

Shto Koment