Politike

Ngërçi me Kushtetuesen, Venecia mbyll vizitën në Tiranë pas takimit në KED

Zyra e shtypit të KED ka bërë me dije se “Venecia” ka zhvilluar sot në këtë institucion një takim ku është njohur me veprimtarinë e zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitet 2019 dhe 2020 dhe i është shpjeguar roli i këtij këshilli në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Featured image of article: Ngërçi me Kushtetuesen, Venecia mbyll vizitën në Tiranë pas takimit në KED Takimi i Komisionit të Venecias në KED

TIRANË- Delegacioni i Venecias ka mbyllur vizitën në Shqipëri pas takimit me delegacionin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zyra e shtypit të KED ka bërë me dije se “Venecia” ka zhvilluar sot në këtë institucion një takim ku është njohur me  veprimtarinë e zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitet 2019 dhe 2020, dhe i është shpjeguar roli i këtij këshilli në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi iu përgjigjën pyetjeve të delegacionit në lidhje me çështjet të cilat janë bërë objekt diskutimesh dhe debatesh mes institucioneve, gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar veprimtarinë dhe vendimmarrjen e tyre gjatë këtyre proceseve”, shtohet më tej.

NJOFTIMI I PLOTË

Delegacioni i Komisionit të Venecias, i cili prej disa ditësh ndodhet në Tiranë, ka zhvilluar sot (14.02.2020) në ambjentet e Gjykatës së Lartë një takim me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi 2019 dhe 2020. Vizita ishte në kuadër të dhënies së opinionit “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës së ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”. Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kanë njohur anëtarët e delegacionit me veprimtarinë e zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitet 2019 dhe 2020, duke shpjeguar rolin e këtij këshilli në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Anëtarët e Delegacionit të Komisionit të Venecias kanë falenderuar këtë këshill për mikëpritjen duke theksuar se roli i tij është shumë i rëndësishëm në proceset aktuale që po kalon vendi, duke përmendur gjithashtu faktin se ky këshill ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të veprimtarisë dhe punës së kryer prej tij si dhe debateve e diskutimeve mes institucioneve të tjera. Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi iu përgjigjën pyetjeve të delegacionit në lidhje me çështjet të cilat janë bërë objekt diskutimesh dhe debatesh mes institucioneve, gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar veprimtarinë dhe vendimmarrjen e tyre gjatë këtyre proceseve.

Delegacioni i Venecias zhvilloi një vizitë dy ditore në Shqipëri në lidhje me ngërçin që është hasur në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimin e anëtarëve të saj. “Venecia” është takuar me Presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, anëtarët e Komisionit të Ligjeve, Arta Vorspin nga Gjykata Kushtetuese, Avokatin e Popullit, Lulzim Bashën dhe me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Gjatë takimeve delegacioni i Komisionit të Venecias është njohur me qëndrimet e palëve dhe ka marrë informacion për procedurat e ndjekura prej tyre për çështjen. Tashmë pritet dhënia  e opinionit në mes të muajit mars.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment