Aktualitet

“Vendosni maskat”, Manastirliu publikon mesazhin e Yuri Kim: Lufta kundër COVID-19 s’ka mbaruar

VIDEO
Manastirliu shkruan se duhet të gjithë të vendosin maskën dhe nuk është asnjëherë vonë për të bërë gjënë e duhur.
Featured image of article: “Vendosni maskat”, Manastirliu publikon mesazhin e Yuri Kim: Lufta kundër COVID-19 s’ka mbaruar Yuri Kim

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrilu, ka publikuar sot një mesazh të ambasasdores Yuri Kim, e cila u bën thirrje qytyetarëve që të zbatojnë masat kundër COVID-19. Në një video të publikuar në mediat sociale, Manastirliu shkruan se duhet të gjithë të vendosin maskën dhe nuk është asnjëherë vonë për të bërë gjënë e duhur.

Ndërkohë në video dëgjohet Yuri Kim të thotë së lufta kundër virusit nuk ka mbaruar. Ambasadorja shprehet se tani masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur. Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe t’a mposhtim COVID-19 së bashku”, shprehet Yuri Kim.

Gjatë orëve të fundit është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të tjerë tek Infektivi. Sakaq janë konfirmuar edhe një 90 raste të reja. Harta është zgjeruar në 10 qytete. Numri më i lartë i të infektuarve është në Tiranë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 5 janë të intubuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment