Politike

Vendosi flamurin kuqezi në Kuvendin serb, deputeti shqiptar: Shumë serbë më kanë shprehur mbështetjen e tyre, nuk janë të gjithë si Daçiç dhe Bërnabiç

  • Shqiptari ‘çmend’ serbët! Vendos flamurin kuqezi në mes të Parlamentit, alarmohet Daçiç dhe kryeministrja
  • Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka treguar se veprimi i tij eshte përshëndetur edhe nga shumë serbë të cilët i kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë të drejtë që ato kanë si komunitet.
    Featured image of article: Vendosi flamurin kuqezi në Kuvendin serb, deputeti shqiptar: Shumë serbë më kanë shprehur mbështetjen e tyre, nuk janë të gjithë si Daçiç dhe Bërnabiç Deputeti shqiptar Shaip Kamberi

    BEOGRAD- Deputeti shqiptar Shaip Kamberi në Kuvendin e Serbisë i cili vendosi flamurin kombëtar në parlamentin serb në një intervistë për ‘ABC’ është shprehur se një veprim i tillë kishte të bënte me faktin se Serbia duhet të reflektojë. Sipas tij, veprimi i tij është përshëndetur edhe nga shumë serbë të cilët i kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë të drejtë që ato kanë si komunitet.

    Unë siç e thashë dhe një ditë më parë krahas gjuhës kombëtare simboli kombëtar është një tjetër element i rëndësishëm që shpreh identitetin tonë dhe një gjë e tillë na është mohuar nga Serbia që në vitin 2001. Në kemi nisur disa herë procedura deri në gjykatën e lartë por na janë refuzuar. Kërkesa ime nuk është vetëm për përdorim privat por edhe shtetëror. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova e kanë një ligj ku komunitetet e përdorin simbolin e tyre pa asnjë problem ndaj dhe unë me veprimin tim kërkoj këtë ligj që të respektohen simbole tona kombëtare si komunitete. Flamuri Kuq e ZI është më i vjetër si flamur kombëtar sesa shtetëror, prandaj ndër breza ku cilësohet i tillë dhe është konsideruar dhe është i afërt për çdo shqiptarët. Serbia e di sesi është e vërteta por e ndalon qëllimisht përdorimin e tij. Lobimi në parlamentin serb është ik pamundur pasi jemi pak deputet por një gjë e tillë duhet të sjellë dhe të nisë në rang ndërkombëtar. Gjatë rrugës duke u kthyer dje ka pas dhe shumë serb që më kanë shprehur mbështetjen e tyre pasi nuk janë të gjithë si Daçiç dhe Bërnabiç pasi duan vendosjen e paqes në Ballkan”, është shprehur deputeti.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dje, në seancën e Kuvendit të Serbisë, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, e ka marrë me vete flamurin e Shqipërisë, të cilin e ka vendosur pranë atij të Serbisë. Flamuri shqiptar ka tërhequr menjëherë vëmendjen e kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiç dhe Kryeministres serbe. Daçiç, ka kërkuar që të heqë flamurin pasi sipas tij ai ka shkelur rregullat, ndërsa Ana Brnabiç, e cila i ka thënë se nuk ka të drejtë që ta vendosë flamurin në tavolinën e parlamentit. Ngjarja ka hapur një valë debati në Serbi dhe rajon.

    (a.b)/dosja.al

    Shto Koment