Bota

Vendoset paneli i parë diellor në Kenia, që kthen ujin e kripur të oqeanit Indian në ujë të pijshëm

Shndërrimi i detit në ujë të pijshëm, është diçka që duhet menduar seriozisht, sepse përmbytjet e parashikuara aktuale dhe të ardhshme do të ndotin burimet  e ujit të konsumueshëm.
Featured image of article: Vendoset paneli i parë diellor në Kenia, që kthen ujin e kripur të oqeanit Indian në ujë të pijshëm

KENIA – Sado paradoksale të mund të duket, edhe pse toka është 3/4 e mbuluar me ujë,  megjithatë 2.2 miliardë njerëz në të gjithë botën (pothuajse 1/4 e popullsisë botërore) kanë mungesë të ujit të pijshëm.

Përveç kësaj, bota ka frikë nga një krizë tjetër në të ardhmen për shkak të ndryshimeve klimaterike.

Shndërrimi i detit në ujë të pijshëm, është diçka që duhet menduar seriozisht, sepse përmbytjet e parashikuara aktuale dhe të ardhshme do të ndotin burimet  e ujit të konsumueshëm.

Për të parandaluar që kjo të ndodhë, OJQ-ja GivePower ka sjellë idenë e shkëlqyeshme të paneleve  diellore si një zgjidhje për këtë kërcënim. Meqenëse Afrika ka shumicën e popullsisë të privuar nga burimet e ujit të pastër, shpikësit vendosën të fillojnë testimin e parë të paneleve diellore të bëra nga bimët,  në Kiunga, një qytet i vogël në Kenia dhe ata planifikojnë ta përhapin këtë formë të qasjes së ujit të pijshëm në pjesë të tjera të botës .

Sipas Unicef-it një në 3 njerëz, kanë mungesë të aksesit të ujit të pijshëm në botë, e situata është shumë më e keqe në vendet afrikane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është edhe arsyeja që Organizata Jo Qeveritare GivePower ka zgjedhur qytetin e vogël të Kiungas, në Kenia për të transformuar ujin e kripur të Oqeanit Indian, në ujë të pijshëm.

Projekti ka nisur testimet që vitin e kaluar, dhe reagimet e banorëve të Kenias, janë të papërshkrueshme.

Burimi:Creativebay

E.C/Dosja.al

Shto Koment