Showbiz

Vendos të jetojë në Kaliforni, Bebe Rexha ankohet për cilësinë e ajrit: Nuk mundem të marr frymë

FOTO
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, këngëtarja shkroi se është zgjuar në mes të natës, duke mos mundur të marrë frymë normalisht.
Featured image of article: Vendos të jetojë në Kaliforni, Bebe Rexha ankohet për cilësinë e ajrit: Nuk mundem të marr frymë Bebe Rexha

KALIFORNI– Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi ka treguar se nuk jeton më me familjen e saj në New York, por është zhvendosur në Kaliforni.
Ndërkohë që po qëndron në Los Angeles, Bebe ka punuar vazhdimisht rreth projekteve të reja, këngëve të albumit të saj të dytë i cili është në përgatitje e sipër.

Një vend mjaft i njohur, qyteti më i madh i Kalifornisë, por pavarësisht kushteve që mund t’i ofrojë jetesa në këtë vend, këngëtarja shqiptare ka ndarë me fansat shqetësimet e saj për ndotjen e ajrit në Los Angeles.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, këngëtarja shkroi se është zgjuar në mes të natës, duke mos mundur të marrë frymë normalisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i këngëtares në Twitter

“Cilësia e ajrit në Kaliforni është aq e keqe për shkak të zjarreve. U zgjova në mes të natës pasi kisha vështirësi në frymëmarrje. Lutem të jeni të sigurt të gjithë.”- ka shkruar Bebe në Twitter.

A.C/Dosja.al

Shto Koment