Aktualitet

VENDIMI! S’ka lirime me mutacionin britanik në qarkullim, Komiteti Teknik lë në fuqi masat anti-COVID edhe për 2 javë

VIDEO
Mira Rakacolli ka njoftuar se pas dy javësh, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të shqyrtojë vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me zhvillimin e aktiviteteve zgjedhore në kohë pandemie. 
Featured image of article: VENDIMI! S’ka lirime me mutacionin britanik në qarkullim, Komiteti Teknik lë në fuqi masat anti-COVID edhe për 2 javë Komiteti Teknik i Ekspertëve

TIRANË– Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka lajmëruar se edhe për 2 javë masat anti-COVID nuk do të ndryshojnë. Rakacolli ka njoftuar se pas dy javësh, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të shqyrtojë vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me zhvillimin e aktiviteteve zgjedhore në kohë pandemie. (Shiko këtu)


Në mbledhjen e sotme në lidhje me vlerësimin e situatës, u vlerësuan me hollësi indikatorët. Nga analiza e hollësishme. Situata është e qëndrueshme, por kemi vërtetuar dyshimin se kemi variantin britanik që ka më shumë infektueshmëri. Mendojmë që masat kanë dhënë efikasitet, do t’i mbajmë edhe për një periudhë dy-javore po me këtë status. Mësimi do të vijojë online, për shkak të të numrave të rinjve. Fluturimet me Britaninë do të mbeten të pezulluara edhe për një periudhë 2-javore. Vendimi i GJK për grumbullimet? Komiteti e quan të arsyeshme, do ta vlerësojmë pas dy javësh,”-tha ajo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: ZYRTARE! Varianti britanik i COVID-19 ka hyrë në Shqipëri, s’ndryshojnë masat edhe për 2 javë! Zëvendësohen Najada Çomo e Tritan Kalo, Komiteti Teknik i Ekspertëve me 3 anëtarë të rinj

(k.m/dosja.al)

Shto Koment