Politike

Vendimi për Valbona Sakon/ Shehi tregon prapaskenën: Si i morën në tel gjykatësit dhe i kërcënuan

Shehi ka theksuar se gjykatësit janë marrë në telefon dhe janë detyruar që të marrin një vendim të tillë, që ta konfirmojnë atë në detyrë, kryebashkiaken e Durrësit.
Featured image of article: Vendimi për Valbona Sakon/ Shehi tregon prapaskenën: Si i morën në tel gjykatësit dhe i kërcënuan Dashamir Shehi
Përditësuar:

Tiranë- Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka deklaruar së fundmi se për Valbona Sakon , gjykata kanë marrë vendime nën presionin e qeverisë edhe të grupeve kriminale. Sipas tij  gjykatësit janë marrë në telefon dhe janë detyruar që të marrin një vendim të tillë, që ta konfirmojnë atë në detyrë.

Deklarata e Shehit për Ora News:

“Ata gjykatës nuk i kanë marrë ato vendimet se janë budallenj. I kanë marrë me presione të Edi Ramës. Mbaroi kjo punë! Nuk është rastësi që janë zona si Durrësi ku ata nuk duan t’ia dinë jo për gjykatat. Ata kanë lidhje direkt me qeverinë. Kjo është drejtësia që do të sjellë Edi Rama.Të jeni të sigurt se mbrëmë i kanë marrë gjykatësit në telefon mos ky vetë ndonjë nga hyzmeqarët e tij, sigurisht edhe ndonjë grup kriminal për të marrë një vendim tjetër. Sigurisht, ai gjyqtari ka thënë punë e madhe se këtu lëmsh është bërë shteti. E kalojmë vettingun këtu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meqë këtë radhë nuk ka pasur zgjedhje, ishin një palë votime alla Rama. Çdo gjë është e justifikueshme brenda kësaj rrumpalle të përgjithshme. Ata gjykatësit kanë menduar se do të marrin vendime të pavarura. Në darkë i kanë marrë dhe i kanë kërcënuar.

Po dëgjoja që për vendimin e Presidentit, i mirë apo i keq vendimi, na ishte ngritur Akademia që paska të drejtë se atë Gjinushin e ka zgjedhur Akademia dhe Presidenti nuk ka të drejtë. Ky shtet ka mbaru fare. më vjen keq që e them. Duhet ngritur nga e para fare. Ky shtet nuk rikuperohet. Do rrëzuar Edi Rama i pari dhe gjithë ata që i shërbejnë që janë ushtarët, rojet e tij, hyzmeqarët e tij që vetëm me shtetin nuk kanë lidhje. Ky njeri mendon se është shteti vetë. Nuk trembet nga shqiptarët. Kur të vijë vjeshta. Shumë shqiptarë do ta shohin ndryshe. Do të fitohen edhe kokat e socialistëve dhe ta shohin se në çfarë rrokopuje është shteti shqiptar. Brenda një jave shihni se sa zullume kanë ndodhur.  Mbrëmë Edi Rama me një parlament sharlatanësh, u dha dy miqve të vetë 300 milionë euro nga paratë e fëmijëve të vetë. Sigurisht i merr vet. Nuk janë budallenj që ua japin për sevap. Do të na lërë 3 miliard borxh, që do na duhet nja 10 vjet t’i shlyejmë.  Qeveria e vjetër na la 300 milion dhe e shtyu 3 vjet dhe tha na ka lënë qeveria një gropë…

Dje Gjykata e Durrësit u tërhoq nga vendimi i dhënë dy ditë më parë, lidhur me refuzimin e mandatit të kandidates së majtë, Valbona Sakos. PS i ka bërë kërkesë Gjykatës së Durrësit për ta njohur mandatin e Valbona Sakos, ndërsa kjo e fundit e ka vërtetuar.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Një Koment në “Vendimi për Valbona Sakon/ Shehi tregon prapaskenën: Si i morën në tel gjykatësit dhe i kërcënuan

  1. Une e besoj qe keshtu ka ndodhur,Ky personalitet ska nevoje per aparatura pasi i ka veshet si llokatore.Boll ore tranggujt e politikes se na cavet sumen

Shto Koment