Politike

Vendimi për negociatat, reagon edhe Amerika. Yuri Kim: Do vazhdojmë t’ju mbështesim, urime!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim shpreh se vendimi i marrë më në fund e shpërblente punën që kishte bërë Shqipëria.
Featured image of article: Vendimi për negociatat, reagon edhe Amerika. Yuri Kim: Do vazhdojmë t’ju mbështesim, urime! Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar lidhur me vendimin pozitive për çeljen e negociatave që Shqipëria mori nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare. 

Me anë të një reagimi zyrtar, ambasadorja Kim shpreh se vendimi i marrë më në fund e shpërblente punën që kishte bërë Shqipëria.

“Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe qytetarët. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese!,”-shkruan Kim. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, Bashkimi Evropian i ka dhënë sot dritën jeshile Shqipërisë për të nisur bisedimet për anëtarësimin. Ministrat e Jashtëm të BE kanë dhënë sot “OK” për anëtarësim. Maqedonia e Veriut nuk ka kushte për të plotësuar, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detya shtëpie’ për t’u përmbushur. Vendimin e komentoi edhe politika shqiptare, e cila  ka përshëndetuar vendimin dhe është fokusuar tek përmbushja e kushteve.

(k.m/dosja,al)

Shto Koment