Bota

Vendimi për largimin e Donald Trump/ Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve: Është një rrezik, duhet të shpëtojmë historinë

Nancy Pelosi në fjalën e saj, gjatë debatit për fajësimin e Donald Trump ka thënë se ai është një rrezik për kombin dhe duhet të largohet. Gjithashtu, ajo ka bërë thirrje që të gjithë të marrin këtë vendim për të "shpëtuar" historinë e vendit. 
Featured image of article: Vendimi për largimin e Donald Trump/ Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve: Është një rrezik, duhet të shpëtojmë historinë Nancy Pelosi

SHBA-Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në fjalën e saj, gjatë debatit për fajësimin e Donald Trump ka thënë se ai është një rrezik për kombin dhe duhet të largohet. Gjithashtu, ajo ka bërë thirrje që të gjithë të marrin këtë vendim për të “shpëtuar” historinë e vendit.

“Ne e dimë që presidenti i SH.B.A.-së nxiti këtë kryengritje, këtë rebelim të armatosur kundër vendit tonë të përbashkët. Ai duhet të shkojë. Ai është një rrezik i qartë dhe i pranishëm për kombin që të gjithë e duam. Presidenti duhet të dënohet nga Senati që do të sigurojë që Republika do të jetë e sigurt nga ky njeri i cili është kaq i vendosur për të shkatërruar gjërat që i duam dhe që na mbajnë së bashku. Bashëkombasit e mi amerikanë, ne nuk mund t’i shpëtojmë historisë. Le të përmbushim detyrën tonë dhe të nderojmë besimin e kombit tonë,”-tha Pelosi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhoma e Përfaqësuesve të Senatit është mbledhur ditën e sotme, për herë të dytë për të marrë vendimin për largimin e presidentit Trump. Trump mund të bëhet presidenti i vetëm në histori që do të fajësohet dy herë. Pesë ligjvënës republikanë, duke përfshirë udhëheqësen e rangut të tretë  të Dhomës, Liz Cheney nga Wyoming, njoftuan se do të votonin për të hequr nga detyra. Kërkesa për largimin e Donald Trump ka ardhur, pas protestave të dhunshme të 6 janari, të thirrura nga Trump. Protestuesit hynë brenda Kongresit, duke shkaktuar probleme. 5 persona ndërron jetë dhe qindra të tjerë u plagosën.

(k.a/dosja.al)

Një Koment në “Vendimi për largimin e Donald Trump/ Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve: Është një rrezik, duhet të shpëtojmë historinë

  1. Rrezik me i mash se Josie Pelosi me dekomokratet e tjere me moshe mbi 80 vjec nuk ka. USA eshte ne rrezik nga majtet qe e kthyen ate me strehe per lloj lloj plehrash.

Shto Koment