Aktualitet

Vendimi për Dritan Dajtin, reagimet e gazetarëve të kronikës: Turp, jeta e një polici nuk vlen!

"Turp, "Jeta e një polici nuk vlen", "Dajti dhe Shullazi, janë sot kryeminsitër, ministër i Brendshëm, ministër Drejtësie". Këto kanë qenë disa nga reagimet e gazetarëve në lidhje me vendimin ndaj Dritan Dajtit.
Featured image of article: Vendimi për Dritan Dajtin, reagimet e gazetarëve të kronikës: Turp, jeta e një polici nuk vlen! Anila Hoxha, Basir Çollaku, Flamur Vezaj
Përditësuar:

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin nuk kanë qenë të pakta reagimet e gazetarëve të kronikës.  Asnjë prej tyre nuk e ka mbështetur këtë vendim, madje e kanë quajtur si të padrejtë. 

Gazetari Flamur Vezaj shprehet se ky vendim është një turp pasi Dajti i cili vrau 4 policë i ka shpëtuar dënimit të përjetshëm dhe sipas tij pas 5 vitesh do të jetë i lirë. 

“Po po pas 5 viteve Dritan Dajtin do e keni perseri ne qarkullim dhe mund ta kontraktoni per cdo pune permbarimore!! Do jete i lire pasi me denimin qesharak qe mori ai tashme ka bere mbi 10 vite paraburgim qe dmth mbi 15 vite burg dhe me uljet 3 mujoreshe e sjellje te mire ai do jete i lire pas 5 viteve! Me kete vendim te pese gjyqtareve Fuat Vjerdha, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Skender Damini e Petrit Aliaj policer u vrane per here te dyte!”, shprehet Vezajt. 

Nuk ka munguar edhe reagimi i gazetares Anila Hoxha e cila deklaron se jeta një polici nuk vlen sepse dekonspirohen dhe vriten disa herë.

“Sepse jeta e nje polici nuk vlen perderisa i nxirrni neper aksione te tradhetuara, i dekonspironi dhe i vrisni ne menyra gjithfaresh. Disa i vrisni duke mos i motivuar. Disa i vrisni duke i pezulluar nga detyra. Disa duke ju kerkuar llogari pse nuk ju pershendeten ne menyre ushtarake. Disa se i quani trupe dhe flote kur ata jane efektive te policise. Disa vriten pak nga pak. Disa vriten brenda nje casti. Dhe disa rivriten.”, shkruan ajo. 

Ndërsa gazetari Basir Çollaku për këtë vendim është shprehur: “Të bëfsha Reformën në drejtësi”. Sipas Çollakut,  ‘Dajti dhe Shullazi janë sot edhe kryeministër, ministër i Brendshëm, ministër Drejtësie madje drejtojnë edhe bizenese nga brenda qelisë’. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Dajti dhe Shullazi, janë sot Kryeminsitër, ministër i brendshëm, ministër drejtësie, prokuror i përgjthshëm me mandat më shumë se të përkohshëm, prokuror i Krimeve të Rënda. Janë drejtues të KLP, KLGJ. Zyrtarisht po. Duhet më tepër? Dhe më tepër bëjnë ata. Biznes sigurisht. Drejtojnë biznese nga qelitë të fortët, tufullonte Edi Rama pak kohë më parë. Se dikush na dëfteu ai publikisht, i kishte dërguar mesazh dhe ai ishte mërzitur. U kishin dërguar mesazh dhe deputetëve. Po numrat nga i gjetën vallë?! Të jenë shënuar në muret e qelive?! Epo nëse u del fjalëve ortakëve nga burgu, ata mërziten dhe ti u kthen reston me heqje dënimesh, siç pacipësisht po ndodh.”, shprehet Çollaku. 

Ai ka theksuar më tej se “Reforma në Drejtësi ka sjellë dy drejtues të paemëruar,  Dritan Dajtin dhe Emiljano Shullazin”. 

“Reforma në drejtësi, ka sjellë dy drejtues të paemëruar, të pakërkuar, të pandryshuar, Dritan Dajtin dhe Emiljano Shullazin. Duke mos harruar Sorosin që mbeti vajtje-ardhje në Tiranë për të pajtuar, zemëruar, Ramën me Veliajn, se kush është kapoja pasardhës, apo për të parë bilancet e të ardhurave në parajsën fiskale krijuar tek ne për hatër të tij.
Po Rama?  Nëse nuk bashkohet në qeli me Dritanin dhe Emiljanon, takimi i tyre në një alternativë tjetër, do të jetë më tepër i zhurmshëm..”, shkruan ai. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

 

 

Shto Koment