Bota

Akuzohet se fshihet pas protestave nw Capitol Hill / Fillon votimi i rezolutës për shkarkimin e Donald Trump, 10 republikanë tradhtojnë presidentin amerikan

Ligjvënësit demokrat janë të gatshëm të shpallin fajtorë presidentin Trump, pas protestave të dhunshme të 6 janarit. Demokratët kanë një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, kështu që pritet të kalojë vendimi për fajësimin e Trump-it
Featured image of article: Akuzohet se fshihet pas protestave nw Capitol Hill / Fillon votimi i rezolutës për shkarkimin e Donald Trump, 10 republikanë tradhtojnë presidentin amerikan Donald Trump

SHBA– Ka filluar votimi i rezolutës për shkarkimin e Donald Trump në  SHBA.  Dhoma e Përfaqësuesve është mbledhur për herë të dytë, për të marrë vendimin për largimin e presidentit Trump. Donald Trump bëhet presidenti i parë që votohet 2 herë për shkarkim, ku deri më tani ka  231 vota pro dhe 197 kundër.

Ligjvënësit demokrat janë të gatshëm të shpallin fajtorë presidentin Trump, pas protestave të dhunshme të 6 janarit. Demokratët kanë një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, kështu që pritet të kalojë vendimi për fajësimin e Trump-it

Pesë ligjvënës republikanë, duke përfshirë udhëheqësen e rangut të tretë  të Dhomës, Liz Cheney nga Wyoming, njoftuan se do të votonin për të hequr nga detyra.

Udhëheqësi i shumicës së senatit Mitch McConnell gjithashtu mbështet lëvizjen e demokratëve për të filluar procedurat e fajësimit kundër Trump dhe është shprehur i zëmëruar për veprimin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do të ketë një orë debat mbi akuzat ndaj Trump të ndarë midis dy palëve. Mw pas ligjvënësit do të votojnë për fajësimin e Trump. Më pas do të kalojë në dy orë debat mbi vetë artikullin e fajësimit. Votimi përfundimtar për fajësimin duhet të zgjasë rreth një orë.

Ndërkohë, edhe pse i kanë bllokuar rrjetet sociale Donald Trump e ka gjetur një mënyrë për të reaguar.  Me anë të një një deklarata nga zyra e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump iu ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve për të ruajtur qetësin.

Dhoma votoi të martën vonë për të miratuar një rezolutë që i kërkon Zëvendës Presidentit Mike Pence të kërkojë ndryshimin e 25-të për të hequr Presidentin Trump nga detyra.  Votimi (223-205) u pa si simbolik sepse Pence tashmë ka thënë se ai nuk do të merrte si  veprim.

(k.a/dosja.al)

  • 22:29

    Fillon votimi i rezolutës për shkarkimin e Donald Trump, 10 republikanë tradhtojnë presidentin amerikan

    Ka filluar votimi i rezolutës për shkarkimin e Donald Trump në SHBA. Mediat e huaja bëjnë me dije se Donald Trump, akuzohet për se ka pasur ‘gisht’  në sulmet që janë zhvillaur disa ditë më parë në Capitol Hill. Donald Trump bëhet presidenti i parë që votohet 2 herë për shkarkim, ku deri më tani ka  231 vota pro dhe 197 kundër. Votave të demokratëve iu shtuan edhe ato të 10 republikanvëe, të cilët votuan kundër presidentit të zgjedhur nga vetë ata. Tashmë vendimi përfundimtar do t’i takojë Senatit, i cili do të vendosë nëse Donald Trump do të shkarkohet apo do të qëndrojë në detyrë deri në 20 janar.

    Donald Trump humbi betejën në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit përballë Joe Biden, ndërsa ditët e fundit në SHBA shpërthyen protestat për shkak se mbështetësit demokratë akuzonin Biden për vjedhje votash, ku dyshohet se pas protestave fshihet Donald Trump.

  • 20:34

    I bllokuan rrjetet sociale/ Donald Trump gjen mënyrën për të folur, bën thirrje për qetësi: Ulni tensionet, kjo nuk është ajo që Amerika përfaqëson

    Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për qetësi. Ndërkohë, që Dhoma e Përfaqësusve po zhvillon një mbledhje për fajësimin e tij, edhe pse i janë mbyllur rrjetet sociale, Trump e ka gjetur një mënyrë për të folur. Me anë të një një deklarata nga zyra e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump iu ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve për të ruajtur qetësin. “Duke marrë në konsideratë demonstratat, unë nxis që të mos ketë asnjë dhunë, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo nuk është ajo për të cilën unë qëndroj dhe nuk është ajo që Amerika përfaqëson. Unë i bëj thirrje të gjithë Amerikanëve të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe qetësimin e humorit. Faleminderit,”-thuhet në njoftim.

  • 17:49

    FOTO/Rritet siguria, Garda Kombëtare e SHBA-së ‘pushton’ Kapitolin

    Ushtarë të Gradës Kombëtare, janë mbledhur në ndërtesën e Capitolit në SHBA, si masë sigurie në rast se do të ketë përsëri përplasje si një javë më parë, ndërkohë që po Dhoma e Përfaqësuesve ka nisur diskutimin për fajësimin e Donald Trump. Në fotot e shfaqura në media tregohen sesi ushtarët janë pozicionuar në Kongres, ku disa prej tyre janë fotografuar me armë në dorë, ndërsa disa janë shtrirë duke pushuar në dysheme.

  • 16:35

    Vendimi për Donald Trump, republikania: Të dyja palët janë përgjegjëse

    Nancy Mace, republikania nga Karolina e Jugut, në fjalën e saj, gjatë mbledhjes në Dhomën e Përfaqësuesve, ku po diskutohet për fajësimin e Donald Trump, ka thënë se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që ndodhi.“Koha është gjithmonë e përshtatshme për të bërë atë që është e duhur. Nëse Kongresi është serioz në lidhje me situatën, atëherë të dy palët duhet ta kuptojnë se çdo fjalë ka pasoja. Që ka dhunë në të dy anët e rreshtit, ne kemi kontribuar në të,”-ka thënë ajo.

Shto Koment