Politike

VENDIMI/ Lirohet nga detyra zëvendës ministri Etjen Xhafaj

Vendimi është bërë me dije nga Këshilli i Ministrave, përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare. Etjen Xhafaj do të jetë në Kuvend në shtator pasi fitoi mandatin e deputetit.
Featured image of article: VENDIMI/ Lirohet nga detyra zëvendës ministri Etjen Xhafaj Etjen Xhafaj

TIRANË– Zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Etjen Xhafaj është liruar nga detyra. Vendimi është bërë me dije nga Këshilli i Ministrave, përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare. Etjen Xhafaj do të jetë në Kuvend në shtator pasi fitoi mandatin e deputetit.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

V E N D O S I: Z. Etjen Xhafaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI EDI RAMA. Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ERION BRAÇE.

(F.m/dosja.al)

Shto Koment