Politike

Vendimi i Ramës për mbylljen e kufijve/ Berisha: Kryeministri i braktisi shqiptarët, i bëj thirrje Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe të ndërhyjnë

Berisha ka deklaruar se me këtë vendim të pashembullt, shqiptarëve u është mohuar e drejta që të kthehen në atdhe.
Featured image of article: Vendimi i Ramës për mbylljen e kufijve/ Berisha: Kryeministri i braktisi shqiptarët, i bëj thirrje Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe të ndërhyjnë Sali Berisha

Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama, me vendimin për mbylljen e kufijve (pas përhapjes së COVID-19) ka braktisur shqiptarët që ngelën jashtë vendit. Berisha i bën thirrje Kryqit të Kyq Ndërkombëtar dhe Gjysmë Henës së Kuqe që të ndërhyjnë menjëherë në mbështetje të qytetarëve që kanë ngelur jashtë vendit.

“Me kete vendim te pashembullt ne bote de facto u eshte mohuar kthimi ne atdheun e tyre mijra e mijra qytetareve shqiptar, te cilet urdheri per mbylljen e kufirit i gjeti per arsye nga me te ndryshmet jashte vendi. Ata kane shkuar ne vendet ku jane si turiste, si vizitore, si punetore medites me vizen tre mujore, si studente ne shkolla apo universtitet qe tani jane mbyllur si afariste per takime biznesi, si te semure qe kane gjetur mundesi te shtrohen dhe mjekohen ne ato vendet por qindra dhe mijra prej tyre emigrante, te cileve u jane mbyllur ndermarrjet ku punojne dhe duan te kthehen tek femijet dhe familjet e tyre te gjenden prane tyre ne kete kohe te veshtire.”, shprehet Berisha. 

Reagimi

Shtetasit shqiptar jshte Shqiperie si qytetaret e nje vendi pa Shtet! Thirrje Kryqit te Kuq Nderkombetar dhe Gjysem Henes te Kuqe! Miq, nje drame njerezore e permasave te paimagjinueshme po zhvillohet sot me mijra qytetare shqiptar te braktisur dhe ndeshkuar nga vendi i tyre ne nje qendrim antikushtetues kriminal çnjerezor te narkoshtetit shqiptar te Edvin Kristaq Mafise dhe bandes se tij, i cili ka mbyllur kufinjte detar dhe ajror te vendit edhe per shtetasit shqiptar. Me kete vendim te pashembullt ne bote de facto u eshte mohuar kthimi ne atdheun e tyre mijra e mijra qytetareve shqiptar, te cilet urdheri per mbylljen e kufirit i gjeti per arsye nga me te ndryshmet jashte vendi. Ata kane shkuar ne vendet ku jane si turiste, si vizitore, si punetore medites me vizen tre mujore, si studente ne shkolla apo universtitet qe tani jane mbyllur si afariste per takime biznesi, si te semure qe kane gjetur mundesi te shtrohen dhe mjekohen ne ato vendet por qindra dhe mijra prej tyre emigrante, te cileve u jane mbyllur ndermarrjet ku punojne dhe duan te kthehen tek femijet dhe familjet e tyre te gjenden prane tyre ne kete kohe te veshtire.

Per te gjithe keta qe ndodhen ne vende pa kufinj toksore me Shqiperine, narkoshteti duke bere bllokimin e porteve dhe aeroportit ka bere te pamundur kthimin e tyre. Ata sot jane ne meshire te fatit. Mesazheve dhe telefonatave te tyre per shkak te urdherit kriminal te Sulltan Salep Surrelit te ndryre per vete ne vrimen e miut ne sarajet e tij luksoze nuk ju pergjigjet asnje ambasade, konsullate, ministri etj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot ata jane atje si shtetas te nje vendi pa shtet. Nderkohe qe te gjitha vendet perdoren linjat e tyre ajrore per riatdhesimin e shtetasve te vet. Sulltan Salep Surrelli, i cili nje vit me rradhe mashtronte shqiptaret per ngritjen e linjes ajrore kombetare de fakto personale, jo vetem qe nuk perdor ate per ti kthyer por u mbyll atyre kufijte e vendit.

Nje qendrim te tille antikushtetues armiqesor dhe çnjerezor qe mbane narkoshteti ndaj shtetasve shqiptar me pretekstin se mund te jene te infektuar mbante vetem Enver Hoxha ndaj diaspores tone politike dhe mbanin rregjimet mesjetare te cilat njerezit e infektuar i digjnin me shtepi e katandi. Me kete rast u bej thirrje Kryqit te Kuq Nderkombetar dhe Gjysem Henes te Kuqe te nderhyjne menjehere ne mbeshtetje urgjente te ketyre qytetareve, ti vendosin ata nen kujdesin e Kryqit te Kuq dhe Gjysem Henes te vendeve ku jane dhe te nisin menjehere demarshet prane narkoshtetit per riathesimin e tyre qofte dhe duke e detyruar me sanksone nepermjet OKB.

Pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, qeveria mori vendimin që të mbyllen kufijtë tokësor dhe detar dhe të anulohen të gjitha fluturimet. Ndërkohë, harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

Shto Koment