Politike

Karantina dy javore për të ardhur nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Vangjel Tavo: Është vendim politik për të ndaluar emigrantët të marrin pjesë në zgjedhje 

Ai ka shkruar se ky është një plan i bërë nga qeveria e tanishme për të penguar emigrantët që të votojnë në 25 prill.
Featured image of article: Karantina dy javore për të ardhur nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Vangjel Tavo: Është vendim politik për të ndaluar emigrantët të marrin pjesë në zgjedhje  Vangjel Tavo

GJIROKASËR- Kandidati i LSI-së, Vangjel Tavo ka komentuar vendimin e Komitetit të Ekspertëve mbi karantinën 2 javore që vendosi për të gjithë emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Në një shkrim na Facabook, Tavo ka shkruar se ky është një vendim politik dhe një shkelje e të drejtave të emigrantëve. Ai ka shkruar se ky është një plan i bërë nga qeveria e tanishme për të penguar emigrantët që të votojnë në 25 prill. Tavo është shprehur se ‘Rilindjes’ nuk i intereson shumë shëndeti i qytetarëve por që i intereson që mos të votojnë emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Postimi i plotë:

Shkelje e hapur e të drejtave të njeriut dhe skemë abuzive dhe sabotazhi nga Rilindja ndaj emigrantëve. Masat e përmendura sot nga Komiteti Politik për karantinimin dy javor të emigrantëve që vinë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, janë për të ndaluar emigrantët shqiptarë të marrin pjesë në votime. Ky është akt i hapur shkelje e të drejtave të njeriut dhe sobotazh i Rilindjes të cilin e shpreha para 4 ditësh (sic e shihni edhe në postim) e cila sipas informacioneve të sigurta po shqyrtonte mundësinë e bllokimit të sistemit kompjuterik të kontrollit në kufijtë jugorë të vendit, por pas denoncimit tim tashmë po zbatojnë një plan të ngjashëm për të penguar emigrantët të votojnë.

Shëndeti i shqiptarëve nuk i intereson aspak “Rilindjes” siç e ka dëshmuar deri më tani, por i intereson që të mos votojnë emigrantët nga Greqia dhe Maqedinia e Veriut sepse vota e tyre është kundër kësaj qeverie korruptive. Për më tepër, është një masë e qartë diskriminuese nga emigrantëve në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut pasi emigrantët lejohen të vijnë nga Kosova, Anglia, Italia, etj, por jo nga këto vende fqinje. Kaq shumë frikë keni nga unë sa ndaloni edhe emigrantët të votojnë?

Bëhuni pak burra, për një herë të vetme në jetë. Keni llomotitur mbi votën e emigrantëve duke mashtruar kokë e këmbë për të drejtat e tyre dhe ja si i privoni emigrantët nga e drejta e votës. Turp komiteti i politiko-spertëve që u ndalojnë emigrantëve të drejtën e votës përmes skemës së dy javë karantinimit. Përse nuk e vendosni këtë masë më 26 prill por pikërisht 5 ditë përpara zgjedhjeve? Keni qenë prej mëse një viti një vegël e turpshme dhe lolo e këtij Kryeministri në largim e po vazhdoni t’i bindeni edhe me këtë turp të radhës mbi emrin dhe fytyrën tuaj edhe gjatë ditëve të fundit të pushtetit të “Rilindjes.” U bëj thirrje institucioneve dhe organizatave të të drejtave të njeriut të reagojnë për këtë skandal të madh dhe shkelje nga “Rilindja.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vangjel Tavo do fitojë edhe më thellë më 25 prill sepse qarku i Gjirokastrës di të bëjë dallimin midis burrërisë, fjalës së mbajtur, dhe atyre mashtruesve me duar të ndyra në salcë kosi, që nuk treguan guxim as një një herë të vetme. Nuk vijnë dot të përballen në debat publik sepse janë dështakë, ndaj edhe përdorin mënyra kaq të ulëta, por tejet të rënda për të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. Opozita e Bashkuar do i fitojë thellë zgjedhjet. Këto skema nuk j’ua lehtësojnë aspak frikën dhe makthin që keni, sepse largimi juaj është fakt. Rezultati i 25 prillit nuk ndryshon. Do merrni thellë ndëshkimin e merituar.

Ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve, zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se për shkak të rritjes së rasteve të Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut do të vendoset karantina 2 javore për të gjithë emigrantët që vijnë në Shqipëri.  

(I.A/dosja.al)

Shto Koment