Politike

Vendimi i DASH për Berishën, Fatbardh Kadilli: Është forca dhe dobësia e PD-së, i kam kërkuar ta mbajë partinë jashtë kësaj

I ftuar në “Opinion”, Kadilli ka thënë se i ka kërkuar Berishës që ta mbajë PD-në jashtë kësaj çështjeje.
Featured image of article: Vendimi i DASH për Berishën, Fatbardh Kadilli: Është forca dhe dobësia e PD-së, i kam kërkuar ta mbajë partinë jashtë kësaj Fatbardh Kadilli

TIRANË- Kandidat për Kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli është shprehur se në lidhje me vendimin e DASH për Sali Berishën ka reaguar edhe para tij.

I ftuar në “Opinion”, Kadilli ka thënë se i ka kërkuar Berishës që ta mbajë PD-në jashtë kësaj çështjeje. Më tej, ai ka thënë se Berisha ka qënë forca dhe dobësia e PD-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kam qenë i pari që kam reguar dhe se vet kryetari dhe Berisha. I bindur se ai ka synimin dhe etikën për të kërkuar në rrugë private sqarimin e kësaj çështje. I kam bërë thirrje që ta shmang përfshirjen e PD në këtë çështje dhe jam i bindur që ka treguar kujdes dhe do të tregoj kujdes sepse i dhimbset PD më shumë se Lulzim Bashës. Berisha ka qenë forca dhe dobësia e PD, ka qenë ai që e ka mbajtur si parti që ka fituar. Por, gjithmonë si forcë e dytë, që nga ’92 PD nuk ka fituar kurrë vetëm si sigël. Politikani më i talentuar që ka pasur Shqipëria, por unë shoh një PD të së ardhmes të shkëputur rrënjësisht nga tradita e PD së Berishës dhe e Bashës,”- tha Kadilli.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment