Aktualitet

‘Kam prindërit e moshuar dhe të varfër’/ Hekuran Billa kërkoi faljen e 10 viteve burg, gjyqtarja Hoxha se ‘shihte’ dot në burgm, e liroi për të bërë korrier (NGJASHMËRIA ME ENDRIT DOKLEN)

I dënuar për vrasje, si u lirua nga burgu i Fushë Krujës? Si vendosi gjyqtarja Enkelejda Hoxha që t'i falte 10 vite burg?
Featured image of article: ‘Kam prindërit e moshuar dhe të varfër’/ Hekuran Billa kërkoi faljen e 10 viteve burg, gjyqtarja Hoxha se ‘shihte’ dot në burgm, e liroi për të bërë korrier (NGJASHMËRIA ME ENDRIT DOKLEN) Hekuran Billa dhe Enkelejda Hoxha

TIRANË– Hekuran Billa, 40 vjeç, u ekzekutua në Komunën e Parisit mbrëmjen e djeshme, kur duhet që të ishte në burg. Edhe pse në Britani të Madhe ishte dënuar me burg përjetë e më pas në Apel për të ishte vendosur 34 vite burg për vrasjen e Prel Markut, në Shqipëri ai qarkullonte i lirë.

Pas uljes së dënimin me 25 vite burg, Billa kërkoi sërish lirimin e tij me pretendimin se e kishte shlyer fajin e bërë 3 vite pasi ishte transferuar në burgun e Fushë Krujës. Për lirimin e tij është ndjekur e njëjta skemë si për çdo dalje tjetër të bujshme. Ai ka kërkuar lirimin me kusht duke premtuar edhe punësimin pranë një studioje ligjore, e njohur si “Duka”. Gjithashtu Billa ka parashtruar faktin se kishte prindërit të moshuar, të pamundur ekonomikisht dhe jo në gjendje të mirë shëndetësore.

Vendimi i gjyqtares

Kërkesën e tij në fillim e mori në shqyrtim gjyqtarja Engjëllueshe Tahiri, por mbrojtja nuk ishte e kënaqur me të dhe kërkoi që çështja të mos gjykohej nga ajo. Ndaj dosja vajti në duart e Enkelejda Hoxhës, gjyqtares që u bë e njohur për lirimin e anëtarit të bandës së Lul Berishës, Endrit Dokles.

Vendimi i gjyqtares

Duke marrë parasysh ofertën e tij për riintegrim në shoqëri dhe sjelljen e mirë në burgun e Fushë Krujë, gjyqtarja ‘dorëlëshuar’ vendosi që t’i falte 5 vite burg dhe ta lironte me kusht për 5 të tjera, duke i eliminuar 10 vitet që duhet të qëndronte ende në qeli.

Nga i dënuar për vrasje, Billa do të kthehej në një korrier për studion ligjore. Ndërsa Hoxha, gjyqtarja që mesa duket nuk sheh dot njeri në burg, ndoqi të njëjtën skemë lirimi si me Doklen. Kur nuk ka kaluar ende shumë kohë nga vendimi për lirimin e tij, nuk dihet nëse Billa punonte vërtetë me studion ligjore, teksa paralelisht lëvizte lirshëm në Tiranë me një mjet superluks të tipit “X6”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por nuk ka mbaruar këtu. Edhe pse gjyqtarja mori vendimin për lirimin e tij, heshtja pasoi edhe nga prokurori i çështjes, Bujar Memia, i cili ka qënë dakord që ai të lirohej.

SI U PASUA LIRIMI I BILLËS?

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Kristal në Tiranë.  40-vjeçari u vra teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMË X6”.  Nuk dihe ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh.

Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment