SPAK pushton Bashkinë e Veliajt, 8 flet-arreste për “5 Drejtorët”, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës, e cila çoi rikthehu në pikën zero çështjen ‘Tahiri’.
Teksa u pyet nga gazetarja Nisida Tufa në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘Neës24’ se si e sheh këtë vendim, ai theksoi se në këtë rast nuk u dha drejtësi. Mes të tjerash demokrati shtoi se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duhet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ose të shkojë bashkë me kryeministrin Edi Rama në burg.
PJESE NGA INTERVISTA
Dua të sjell tani, në vëmendje vendimin për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. U prish vendimi i shkallës së parë, çka do të thotë që kthehet nga fillimi rishqyrtimi për çështjen “Tahiri”. Si e patë këtë vendim për drejtësinë shqiptare?
Gazment Bardhi: Është një vendim që nuk dha drejtësi. Faktet dhe provat për ministrin kampion të Edi Ramës, janë publike. Zoti Tahiri do të duhet të ishte dënuar prej shumë kohësh dhe do të duhet të ishte duke vuajtur dënimin për gjithçka bëri nën urdhrat dhe porosinë e veçantë të Edi Ramës, gjatë kohës që ishte Ministër i Brendshëm. Veprime të kundraligjshme, kriminale, të cilat, edhe sot e kësaj dite, kanë pasojat e tyre në shoqërinë shqiptare. Sot, Shqipëria është vendi që tregohet me gisht si furnizuesi më i madh i kanabisit në Europë dhe është vend tranzit për drogat e forta. Kjo është meritë e ministrit kampion të Edi Ramës dhe qeverisë së Edi Ramës.
Zoti Tahiri vijon të thotë me forcë se nuk ka asnjë faj, por mban mbi supe koston politike për detyrat që ka mbajtur.
Gazment Bardhi: Nëse zoti Tahiri me këtë shprehje nënkupton se ka zbatuar porosinë politike të Edi Ramës për të lejuar kanabizimin e vendit, Kodi i Procedurës Penale i njeh atij mundësinë për t’u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe kjo do të ishte një gje e ndershme në shërbim të qytetarëve. Të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë kush e ka urdhëruar, si është urdhëruar dhe kush ia ka vënë mbi tavolinë projektin për të kanabizuar Shqipërinë dhe për ta kthyer në prodhuesin më të madh të kanabisit në Europë.
Sipas mendimit tuaj, a ka një kosto politike Saimir Tahiri?
Gazment Bardhi: Saimir Tahiri është bashkëpunëtor i Edi Ramës në këtë proces. Unë nuk mendoj se ka kosto politike. Ka zgjedhur me vetëdije të jetë pjesë e këtij projekti kriminal, e ripërsëris, të hartuar dhe të vënë në jetë nga Edi Rama. Pra, nuk ka kosto politike. Do të duhet të mbajë kosto personale për zgjedhjen personale që bëri për t’iu bindur këtij urdhri dhe projekti kriminal të Edi Ramës.
Si e patë Tahirin dje para medias, në ç’kushte, në ç’pozita? Të zënë ngushtë apo jo? Sepse foli me tone të forta, por jo me fjale të koduara, siç e kemi parë në raste të tjera.
Gazment Bardhi: Une e pashë zotin Tahiri si një person që është i vetëdijshëm për krimin që ka kryer, por kërkon t’i japë mesazh shefit të tij dhe bashkëpunëtorit të tij në këtë krim se, nëse ai do të dënohet, do të duhet të shkojnë bashkarisht në qelinë e burgut.
Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri priste sot vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Dënimi iu rrëzua dhe ish-ministri sërish do të përballet me statusin e të pandehurit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoratike, Gazment Bardhi deklaroi se opozita është gati për të fituar zgjedhjet.Në një intervistë për “K...
TIRANË– Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar vendimin që dha dje gjykata për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, d...
SHBA-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij në SHBA, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropi...
TIRANË– Pedagogia Irsa Ruçi, e cila është edhe drejtoreshë në Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë, ka dalë hapur kundër...
VLORË –Ministrja e Financave ishte e pranishme sot në Vlorë, ku foli për një draft të ri që po përgatit qeveria për të mbështetur ripunësimin pas pandemisë...
BULQIZË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot në një takim me përfaqësuesit e institucioneve në qarkun e Bulqizës, ku dha mesazhet e tij për luftë...
VLORË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit vendorë të Vlorës. Mësohet se takimi që ka nisur që prej orës 11:00 po zhvillohet në Zvërn...
TIRANË: Aleati i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, e vlerëson si një skemë të organizuar të maxhorancës nismën e 29 deputetëve të opozitës parlamentare ...
Kryetari i Panelit të Përzgjedhjes së Kandidatëve në Partinë Konservatore në pushtet në Britaninë e Madhe, David Jones ka vlerësuar procesin e Partisë Demokrati...
SHQIPËRI- Presidenti i vendit Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të shtunë ta kalojë në detin e Gjirit të Lalzit. Në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar nj...