Ekonomi

VENDIMI/ BSH pezullon licencën e bursës së nipit të Bashkim Ulaj, Platinium Investiments vetë-falimentoi…

Dosja.al, ka siguruar vendimin e guvernatorit Gent Sejko, i cili më 11 korrik 2019, ka vendosur pezullimin licensës së ushtrimit të biznesit, për shkak të rënies së kapitalit nën minimumin e 10 milionë lekëve.
Featured image of article: VENDIMI/ BSH pezullon licencën e bursës së nipit të Bashkim Ulaj, Platinium Investiments vetë-falimentoi… Bashkim Ulaj, biznesmen

TIRANË– Tregu i bursave online mori një bum që prej vitit 2016. Operatorë të shumtë të cilët telefononin klientët potencialë duke iu sugjeruar atyre investim online në bursa, për të shumuar më pas këto para. Një prej bursave më të fuqishme që u hap në Shqipëri në vitin 2011 është edhe “Platinium Investiments”, një kompani me pronar Andi Kasnecin, i cili njihet ndryshe edhe si nipi i biznesmenit Bashkim Ulaj.

Dosja.al, ka siguruar vendimin e guvernatorit Gent Sejko, i cili më 11 korrik 2019, ka vendosur pezullimin licensës së ushtrimit të biznesit, për shkak të rënies së kapitalit nën minimumin e 10 milionë lekëve.

Nga ana tjetër, biznesi në fjalë nuk ka kundërshtuar vendimin e BSH, por ka kërkuar vetë heqjen e licensës duke u zotuar se kompania nuk do të ushtrojë  asnjë aktivitet në fushën financiare. Kjo vetëtërheqje nga tregu, hedh dyshime mbi aktivitetin e kësaj kompanie dhe arsyet pse u krijua në treg.

“Kapitali është gërryer për shkak të rezultatit negativ të gjeneruar nga aktiviteti gjatë vitit 2018. Në kushtet kur shuma e kapitalit fillestar minimal të kërkuar për t’u licencuar si subjekt financiar jobankë për shërbimet këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbimeve të tjera ndihmëse për këmbimin valutor, është 10 milionë lekë, subjekti nuk përmbush më kushtin kryesor në bazë të të cilit është licencuar dhe është në shkelje të dispozitave nënligjore në fuqi.  Pas njoftimit të Departamentit të Mbikëqyrjes nr. prot.1720, datë 04.3.2019, në lidhje me rënien e kapitalit, subjekti nuk ka kundërshtuar faktin e rënies së nivelit të kapitalit fillestar minimal nën kufirin e kërkuar dhe nëpërmjet shkresave nr. prot. 28, datë 07.3.2019, ka kërkuar pezullimin e licencës, për një periudhë të caktuar gjatë së cilës angazhohet se nuk do të ushtrojë veprimtarinë financiare dhe do të marrë masa për rritjen e nivelit të kërkuar të kapitalit. Departamenti I Mbikëqyrjes, nëpërmjet shkresës nr. prot. 4092, datë 14.06.2019, njoftoi fillimin e procedurës për marrjen e masës së pezullimit të licencës. Subjekti është përgjigjur nëpërmjet shkresës nr. 30 prot., datë 19.06.2019. Në këtë shkresë, ndër të tjera, subjekti kërkon nga BSHja të marrë në konsideratë kërkesën e subjektit sipas shkresave nr. prot. 28, datë 07.03.2019, për pezullimin e licencës.”-thuhet në njoftim. 

Shto Koment