Politike

“Vendim zhgënjyes për Shqipërinë”/ Ministri gjerman kritikon BE: Është në interesat e tyre nëse ndryshojnë qëndrim

Maas kritikoi vendimin e marrë për mosçeljen e negociatave për dy vendet kandidate, ndonëse se sipas tij, ato i plotësojnë kushtet për t'u bërë pjesë e BE-së.
Featured image of article: “Vendim zhgënjyes për Shqipërinë”/ Ministri gjerman kritikon BE: Është në interesat e tyre nëse ndryshojnë qëndrim - Ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Maas

GJERMANI- Ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Maas foli për procesin e integrimit evropian për vendet e Ballkanit perëndimor, duke u fokusuar kryesisht tek Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Teksa iu  drejtua Komisionit Evropian, Maas kritikoi vendimin e marrë për mosçeljen e negociatave për dy vendet kandidate, ndonëse se sipas tij, ato i plotësojnë kushtet për t’u bërë pjesë e BE-së.

Politikani gjeman u shpreh se ndihet i zhgënjyer e tij për samitin e fundit, ku Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu dha mundësia për çeljen e negociatave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ishte një vendim zhgënjyes. Do të jetë në interesat e BE-së nëse do të ndryshojnë vendimin e tyre” – deklaroi Haas. Sipas tij, kjo vendos në pikëpyetje dhe kredibilitetin e strukturave të Bashkimit Evropian.

Disa javë më parë  KE vendosi që të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dy ditë diskutimeve mes liderëve të BE, nuk pati një vendim unanim për çeljen e dritës jeshile. Ishte Franca, Danimarka dhe Holanda që nuk ishin të bindura për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shtyrë diskutimet për në maj 2020. Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria shqiptare ka bërë fajtore BE-në për këtë vendim negativ.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment