Aktualitet

Vendi u godit nga tërmeti, shqiptarët shajnë si t’u vijë për mbarë, ‘ESMC’-ja u bllokon komentet: Nuk i moderojmë dot, s’i përkthen as “translate”

Megjithatë është dhënë edhe një mundësi e fundit, tani është në dorën e ndjekësve që të vendosin nëse duan që këto komente të bllokohen, apo jo pasi ndër to mund të gjejnë edhe informacione që ndihmojnë.
Featured image of article: Vendi u godit nga tërmeti, shqiptarët shajnë si t’u vijë për mbarë, ‘ESMC’-ja u bllokon komentet: Nuk i moderojmë dot, s’i përkthen as “translate” Foto ilustruese

TIRANË-  Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (ESMC) duket se i ka ardhur në majë të hundës me komentet e shqiptarëve dhe kroatëve. Ndaj ka vendosur që për këto dy vende të bllokojë mundësinë për të komentuar.

Sipas tyre, gjatë paslëkundëjeve të tërmeteve të mëdha, qytetarët e këtyre vendeve kanë lënë komente denigruese duke shkaktuar ankesa tek të tjerët. Megjithatë është dhënë edhe një mundësi e fundit, tani është në dorën e ndjekësve që të vendosin nëse duan që këto komente të bllokohen, apo jo pasi ndër to mund të gjejnë edhe informacione që ndihmojnë.

“Përdoruesit e aplikacionit tonë në Shqipëri dhe Kroaci gjatë pasgoditjeve të tërmeteve kanë lënë komente që mund të konsiderohen fyesë/, disa përdorues lanë komente të cilat mund të konsiderohen si fyese/harbute/idiote/ etj. Ne nuk mund t’i moderojmë ato: as nuk mund t’i përkthejmë (përkthimi në Google nuk është falas), apo t’i lexojmë të gjitha. Gjithashtu nuk mund ta përcaktojmë nëse janë të pranueshme për gjuhën e tyre të përditëshme. Kemi marrë një numër të lartë ankesash, ndaj poi u pyesim ju: A duhet t’i ndalojmë komentet apo jo?,”-shkruhet në postimin e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi

Herën e fundit që Shqipëria u trondit nga tërmeti ishte data 26 nëntor e vitit të shkuar, ku 51 persona ndërruan jetë për shkak se banesat e tyre nuk e përballuan lëkundjen e tokës. Tërmeti i madh u pasua me disa pasgoditje të forta për disa javë më pas. Ndërsa Kroacia e ka më të freskët përvojën nga tërmeti, pasi disa javë më parë u lëkund dhe një i ri ndërroi jetë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment