Bota

Vendi në gadishmëri, Zvicra zbulon personin e parë të infektuar me mutacionin indian të Covid

Zvicra i ka anuluar të gjitha fluturimet me Indinë, ndërkohë që personi i infektuar është vendosur në karantinë.   
Featured image of article: Vendi në gadishmëri, Zvicra zbulon personin e parë të infektuar me mutacionin indian të Covid Foto Ilustruese

ZVICËR- Zvicra ka zbuluar ditën e sotme personin e parë mbartës të mutacionit indian të Covid në vend. The Guardian shkruan se rasti i parë është gjetur në një pasagjer në aeroport. Zvicra i ka anuluar të gjitha fluturimet me Indinë, ndërkohë që personi i infektuar është vendosur në karantinë.   

“Rasti i parë i variantit indian të Covid-19 është zbuluar në Zvicër”, shkroi zyra federale e shëndetit publik të Zvicrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mutacionet e Covid-19 janë zbuluar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Deri tani janë zbuluar shumë raste mutacionesh ndërkohë që më të rrezikshmit janë të Brazilit, Indisë, Afrikës së Jugut, Nigerisë dhe të Anglisë.

(I.A.dosja.al)

Shto Koment