Aktualitet

“Vendi im është në Tiranë-Durrës”/ Imzot George Frendo mesazh nga Bari: Larg Dioqezës ndihem si i mjerë, kokë pa trup, mezi pres të kthehem 

Ai thotë se larg Dioqezës së tij ndihet si koka pa trup teksa kërkon nga të gjithë që ta përballojnë me kurajo këtë situatë pandemie. Sakaq ka shtuar se falenderuar të gjithë personat që janë lutur për shëndetin e tij. 
Featured image of article: “Vendi im është në Tiranë-Durrës”/ Imzot George Frendo mesazh nga Bari: Larg Dioqezës ndihem si i mjerë, kokë pa trup, mezi pres të kthehem  Imzot George Frendo

BARI- Imzot George Frendo, 3 javë pasi është infektuar me koronavirus, ka folur nga Bari. Ai ka përcjellë një mesazh ku ka thënë se mezi pret që të kthehet në Shqipëri, duke shtuar se vendi i tij është në  Tiranë-Durrës Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës thotë se eksperienca me COVID-19 nuk ishte e bukur, por e ndihmoi nga njëra anë pasi ndihej më afër Jezu Krishtit si dhe më solidar për ata që po luftojnë ndaj virusit.

Ai thotë se larg Dioqezës së tij ndihet si koka pa trup teksa kërkon nga të gjithë që ta përballojnë me kurajo këtë situatë pandemie. Sakaq ka shtuar se falenderuar të gjithë personat që janë lutur për shëndetin e tij.

MESAZHI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të dashur dëgjues, po ju flas nga Bari. Jam këtu, kam më shumë se 3 javë. Kam ardhur këtu me urgjencë pasi isha në gjendje shumë të keqe nga pikëpamja shëndetësore. I infektuar me virusin COVID. Atëhere bashkëpuntorët e mi vendosën të më dërgojnë këtu. Isha në situatë të keqe. Nuk ishte eksperiencë e bukur. Sigurisht që jo. Megjithatë më ka ndihmuar shumë. Se pari gjatë këtyre javëve jam ndjerë shumë afër Jezu Krishtit, që ka provuar vuajtjet sëmundjet, edhe vdekjen padrejtësisht të imponuar mbi të për shërbimin tonë. Kur ne pranojmë vuajtjet e dhimbjet tona me shpirtin krishterë, ndihemi më afër Jezu Krishtit shpëtimtar. Më ka ndihmuar edhe shumë kjo eskperiencë që të ndihem më solidar me ata që janë të infektuar. Sa shumë kanë rënë viktimë e kësaj sëmundje, sa shumë kanë vdekur, sa shumë janë edhe duke luftuar me virusin që të mbijetojnë edhe atëhere gjatë kësaj periudhe jam lutur jo vetëm për veten, por edhe për këta, dhe për ata që kujdesen për ta. Të jemi më mirënjohës gjatë mjekëve, infermierëve, spitaleve të cilët me shumë angazhim përipiqen të ndihmojnë këta. Le të përballojmë situatën me kurajon që na jep feja jonë. Po pres të dal nga këtu, dhe të bashkohem sa më shpejt me popullin tim, me Dioqezën time. E di sa shumë besimtarë janë lutur për mua. Më presin të kthehem. Sepse edhe personalisht larg Dioqezës ndihem si i mjerë, kokë pa trup. Veçanërisht duke menduar që jemi në një periudhë liturgjike, duke u përgatitur për krishtlindje. Zëri im është ende shumë i dobët. Nuk është faji im. Por vazhdoni të luteni për mua. Vendi im është në TIranë-Durrës. Ju përshëndes, mirupafshim.

George Frendo, është infektuar me koronavirus, para tre javësh. Lajmi u bë i ditur e djeshme përmes një njoftimi për mediat nga zyra e KISH, ku me rekomandim të mjekëve u transportua në spital në Tiranë më pas drejt Italisë.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment